kën Fleckenstein, vjen Kukan, PD futet në Parlament për një ditë? Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flickenstein u largua nga Shqipëria, kurse sot mbërrin Eduard Kukan, nga PPE (Partia Popullore Europiane). Eurodeputeti Kukan, takimet i nis nesër në mëngjes ora 08.00 me Lulzim Bashën në Partinë Demokratike. Më 09.00 ai takon kryeministrin Rama dhe në ora 10.00 kryeparlamentarin Meta. Nesër paradite, ndërsa Kukan takohet me krerët e politikës, Basha mbledh grupin demokrat, për të njoftuar raportin me Parlamentin, para seancës së fundit plenare. Përveç garancisë ndërkombëtare, marrëveshja e pritshme mazhorancë-opozitë, përmban dy pika: Angazhimin e palëve për të bashkëpunuar në integrimin e vendit dhe dekriminalizimin e Parlamentit. Pas kësaj, pritet që opozita të hyjë në seancën e së mërkurës, 6 muaj pas bojkotit parlamentar. Një mundësi e folur shumë këto ditë në qarqet e PD është që grupi parlamentar i kësaj partie të veprojë ashtu si deputetët e PS së drejtuar nga Edi Rama pas vitit 2009, duke shkuar në Parlament fillimisht vetëm për një ditë që të mos digjen mandatet e tyre për shkak të afatit gjashtëmujor kushtetues. Por do të ketë marrëveshje mes palëve dhe cila do të jetë forma që do të binde? Gjithçka pritet të zbulohet javën e ardhshme. Shndërrimi i dekriminalizimit të Parlamentit shqiptar në axhendë pune të Parlamentit Europian i jep të drejtën Partisë Demokratike të ndihet krenare për kuazën prej të cilës qëndron për afro 6 muajsh jashtë Kuvendit. Pavarësisht formatit të marrëveshjes, Partia Demokratike kërkon të kurorëzojë me sukses kauzën e dekriminalizimit të Parlamentit, kësaj here me një dëshmitar të fortë, Parlamentin Europian. Ndaj dhe kusht kyç i saj ka qenë që marrëveshja të hartohet dhe firmoset nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Ndaj negociatorët Kukan e Fleckenstein po përpiqen të marrin dhe garantojnë edhe firmën e Partisë Socialiste. Ende nuk dihet se sa mund të lëvizin gjërat deri pas takimeve me përfaqësuesin e të djathtës Eduart Kukan, gjithsesi pas takimit me Knut Fleckenstein, z.Basha u shpreh se përtej ceremonive vlen procesi për të cilin po negociohet dhe kurorëzimi i tij me palë që i qëndrojnë besnike angazhimit për dekriminalizimin e Parlamentit. Burime të ndryshme pranë PS dhe LSI bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka folur me kreun e Kuvendit Meta dhe janë deri tani me opsionin që të mos pranojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje. Mësohet se taktika e tyre është që të kalojë për miratim në Parlament një rezolutë ku teksti do të ishte i ngjashëm me atë të marrëveshjes. Interesant është fakti a do të miratohet rezoluta në Kuvend nga deputetët ku një pjesë e tyre akuzohen si kriminelë? Nëse miratohet një rezolutë, atëherë kjo do të jetë e disata e kaluar në Parlament. Rezolutat nuk kanë fuqi ekzekutuese dhe zbatuese por sugjeruese. Disa rezoluta që janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk kanë gjetur kurrë mbështetje ose zbatim. Orët në vijim pritet të zbardhet më shumë se çdo të ndodhë para Krishtlindjes.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















