Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe kryetari Tomislav Nikolic, do të bisedojë me përfaqësues të serbëve të Kosovës.
Siç është njoftuar, temë bisedash, do të jetë situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Vucic para gazetarëve ka thënë se tashmë ka biseduar me disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe se në javën e ardhshme do t’i ftojë ata përfaqësues në Beograd.
Vuçiq ka thënë, se nga serbët do të dëgjohen kërkesat e tyre dhe mënyra se si ata e shohin të ardhmen.
Është e nevojshme të gjejmë emëruesin e përbashkët duke u prirë nga nevojat e serbëve që jetojnë në Kosovë, ka thënë.
Vucic, ka shtuar se vazhdimi i dialogut në Bruksel varet nga formimi i Qeverisë së Kosovës.















