Megjithate,duket se Aliko ka bërë një rol të dyfishtë, ku nga njëra anë fliste me policinë dhe nga ana tjetër largonte të kërkuarit nga banesa, ndërsa policia thotë se deklaratat e tij në media, gjatë kohës që kryhej operacioni, mund të sillnin pasoja të rënda. Në një komunikatë për shtyp, policia thotë zyrtarisht se kryekomunari ka “tradhtuar” forcat e rendit, ndërsa nuk jep shpjegime nëse ndaj këtij zyrtari ka filluar apo jo një procedim penal, raporton GazetaShqip.
Kujtojmë këtu, se nëse një zyrtar vendor ka dijeni për parcelat me drogë dhe nuk tregon, atëherë ai mund të merret i pandehur. Por, edhe me situatën aktuale, ai mund të akuzohet për moskallëzim krimi, apo për përkrahje të autorit. Ja çfarë deklaron zyrtarisht Policia për Alikon:
“Policia e Shtetit fton të gjithë ata persona, të cilët pretendojnë që nuk kanë qenë të pranishëm në sulmin me armë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, të paraqiten në Komisariatin më të afërt në vendet ku ata ndodhen. Policia e Shtetit në të gjithë veprimet e saj ka qenë në krah të banorëve të Lazaratit, duke i ndarë ata nga pjesa e inkriminuar. Ndërkohë Policia e Shtetit bashkëpunoi dhe me kreun e pushtetit vendor në Lazarat, duke i dhënë mundësinë që të negociojë me këta persona që kanë kundërshtuar me armë policinë. Por, jo vetëm që nuk u bë e mundur të bindë personat, por u dha mundësi atyre që pas dy orësh të largohen nga banesa që ishte nën rrethimin e policisë”.
Megjithatë, deklarata e policisë ka ardhur pas disa prononcimesh mediatike të këtij kryekomunari në media, i cili i kërkonte policisë që të mos bënte luftë me banorët e këtij fshati. Madje në bisedat telefonike të Alikos dëgjoheshin të shtëna armësh, ndërsa do të deklaronte se ka qenë në negociata me Razip Mahmutajn për t’iu dorëzuar forcave të policisë. Ai ka bërë thirrje që të mos përdoreshin armët as nga lazaratasit dhe as nga policia, pasi nuk ishte e mirë që të shkaktohej ndonjë viktimë.
“Jam në terren i shoqëruar nga kryepleq e banorë që kanë reputacion, sepse kjo punë nuk zgjidhet as me luftë por me negociata. Nuk është gjë e mirë të jetë, qoftë i lënduar nga policia, qoftë nga Lazarati. Që herët jam munduar t’u bëj thirrje banorëve të mi të ruajnë qetësinë, të mos gjuajnë me armë karshi policisë. Kam folur me persona përgjegjës të Policisë së Shtetit, që edhe ata të ruajnë qetësinë, sepse kjo punë nuk mund të bëhet me luftë se asnjë palë nuk ka interes të vritet, qoftë një banor qoftë dhe punonjës i policisë. U kam folur edhe publikisht edhe në takime të veçanta të bëjnë kujdes, sepse shtetit nuk i bëhet karshillëk. Nuk do të ndihesha mirë nëse do të lëndohet ndonjë. Edhe në këto momente të caktuara në zonë të ndryshme gjuajnë por pa u identifikuar se kush gjuan. Kam kërkuar takim me Razip Mahmutin nëse është i implikuar të dorëzohet, nëse ka probleme me shtetin. Ai më tha se unë kam qenë me bagëti dhe kam ardhur sot (dje) në mëngjes”, mësohet se ka deklaruar Aliko.
Megjithatë, në prononcime të tjera mediatike, ai ka pranuar se “situata nuk është e mirë, ndodhem në qendër të komunës dhe situata nuk është e mirë. Më falni, por do të flasim më vonë”. Madje, në këto telefonata, në sfond dëgjohen të shtëna me armë.
Nuk e drejtoj unë grupin
Razip Mahmutaj, i akuzuar si kryesuesi i grupit kriminal që qëlloi më armë ndaj policisë dhe grupit të xhirimit të televizionit A1 REPORT mohoi dje se ishte i implikuar në këto ngjarje. Në një lidhje telefonike, Mahmutaj tha se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se në momentin e përplasjeve me armë ka qëne duke kullotur bagëtinë. “Ju betohem për kokë të familjes që nuk di fare në lidhje me këtë ngjarje.
Di vetëm që më kanë akuzuar mua sikur kam krijuar një grup kriminal, por janë të gjitha mashtrime. Nuk kam qëlluar asnjë, kam qenë në punën time me bagëti. Tani jam në një fshat dhe nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Për trafikantët nuk e di, por unë nuk kam përdorur kurrë armë dhe nuk kam fare armë. Unë nuk jam dorëzuar sepse nuk më ka ardhur asnjë thirrje. Unë kam qenë me bagëtinë dhe kanë ardhur fëmijët që më kanë vënë në dijeni për këtë, por do të shkoj të sqarohem në polici”. Ai thotë se përpara se të përfitonte nga aministia është mbajtur në qeli pa të drejtë dhe falenderon ish-presidentin Moisiu, i cili ka firmosur dhe dekretin e aministisë në vitin 2006.
I shumëkërkuari Razip Mahmutaj, datëlindja 1968, lindur dhe banues në Lazarat të Gjirokastrës, është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datën 17. 05. 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit. Ky shtetas ka qëlluar më armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë, të cilët patrullonin aksin e sipër përmendur. Për këtë prokuroria ka kërkuar 28 vite burg, gjykata ka vendosur 23 vite e ndërsa ka bërë vetëm 1 muaj burg. 20 gusht të vitit 2004 Razip Mahmutaj hap breshëri mitolozi ndaj helikopterit të Interforcës Italiane që monitoronte me pajisje të specializuara, filmime dhe fotografime apo skanime të territorit të Lazaratit për drogë.
Breshëritë e një mitralozi për pak se nuk e rrëzuan helikopterin me ekuipazh italian dhe specialistë shqiptarë të Antidrogës. Mjeti fluturues u shpua në tre vende, po për fat të mirë pa të lënduar. Kurse nga të shtënat e vetë banorëve u plagos në këmbë edhe një grua e fshatit prej plumbi qorr.
Një muaj pas incidentit, më 27 shtator 2004, dy skuadra speciale të RENEA-s, në sekret të plotë dhe operacion spektakolar, depërtuan në fshat me sukses të plotë. Lokalizuan në një prej lokaleve të dyshuarin Razip Mahmutaj, një i dënuar në mungesë me 22 vite burg nga Apeli për vrasje, por edhe i identifikuar si njeriu që për pak sa nuk rrëzoi helikopterin italian me plumba.
Vijojnë të shtënat në Lazarat, plagoset një punonjës i policisë
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga brendësia e fshatit Lazarat është plagosur me armë armë zjarri në orët e para pas mesnate në dorë dhe në këmbë, punonjësi i policisë S.M., 32 vjeç, punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Mësohet se punonjësit të policisë i është dhënë ndihma e parë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga strukturat e policisë vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjorë të saj. Nga ana e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se vijojnë masat në kuadër të plan operacionit të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe është e vendosur në përmbushjen e objektivave dhe misionit të saj.
Policia e shtetit nis çlirimin e Lazaratit nga Kriminelët
Rreth nëntë muaj pas ardhjes ne pushtet, qeveria “Rama’ vendosi te ndërhyje ne force ne fshatin Lazarat, ku prej 10 vitesh nuk është dukur këmbe polici, ndërsa ligjin e kane bere kriminelet dhe trafikantet e drogës.
Prej oreve te para te mengjesit Policia e Shtetit me nje trupe prej 500 forcash nisi nje operacion te veshtire, duke hasur ne rezistencen e nje grupi trafikantesh me ne krye Razip Mahmutaj te cilet kane hapur zjarr ndaj policise. Operacioni po drejtohet nga kreu i Policise Artan Didi, dhe ndaj policise po qellohet me arm? zjarri nga nje grup prej 26 trafikantesh, me arm? t? r?nda si antitank, mitroloz i r?nd? e i leht?, mortaja etj. Policia ka arritur te futet ne banesen e Mahmutajt nga ku po qellonin trafikantet, duke gjetur arme dhe droge. Kryetari i Komunes se Lazaratit Dasho Aliko ka shkuar ne banesen e Mahmutajt per te negociuar me ta per t’u vetedorezuar, ose ne te kundert do te kete masa drastike nga policia. Kjo e fundit njoftoi banoret e fshatit te Lazaratit qe te distancohen nga kriminelet si dhe te qendrojne ne banesat e tyre, ndersa u kerkoi shtetasve qe te evitojne hyrjet ne Lazarat.
Policia e Shtetit beri te ditur se eshte shkembyer zjarr me personat e drejtuar nga Razip Mahmutaj, i njohur ndryshe edhe si Gate Mahmutaj. Sipas policise, Mahmutaj eshte arrestuar kohe me pare dhe eshte denuar me 22 vite burgim, por nje dekret i Presidentit Alfred Moisiu ne vitin 2006 i ka dhene atij lirine me ane te faljes. Te henen, nga keta persona dyshohet se eshte qelluar dhe ka mbetur i plagosur nje 45-vjecar nga fshati Lazarat, ndersa prej 48 oresh operacioni vazhdon pa nderprerje, deri ne arrestimin e grupit kriminal. Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prenci, ne lidhje telefonike per A1 Report, duke folur nese do te kete apo jo negociata me trafikantet e bllokuar ne Lazarat, u shpreh se nuk duhet lejuar askush te qelloje mbi policine.
“Nuk mund te qajne nenat e policeve. Kete fakt duhet ta kene njerez te tjere. Nuk do lejohet askush te qelloje mbi policine”- u shpreh Prenci, duke shtuar se “Grupet kriminale e kane mbajtur te izoluar ate fshat dhe tani qe jane ne momentet e tyre te fundit, tentojne te hakmerren edhe ndaj mediave”. Lidhur me operacionin, Prenci saktesoi se territori i Lazaratit eshte patrulluar edhe me pare nga Toka dhe nga ajri, por prej 10 vitesh nuk eshte operuar ne kete menyre.
Banorët e Lazaratit
Nje nga banoret e fshatit te Lazaratit Qazo Dalani, tha per A1 Report se situata eshte e renduar dhe se grupi i trafikanteve qe ka qelluar ndaj policise qe eshte strehuar ne Lazarat nuk ka lidhje me banoret e fshatit. Ai theksoi nder te tjera se policia po qendron korrekte dhe se kerkon qe kjo maskarade sic e cilesoi ai te marre fund. “Situata mbetet e tensionuar ne fshatin tone, dhe aq me keq ketu ka persona ne kerkim qe strehohen ketu. Deri tani qe po flasim, policia ka qendruar korrekte, dhe ne duam qe kjo maskarade te marre fund sic i ka lezet nje populli europian. Keta te strehuar kriminele perfitojne nga populli yne i thjeshte dhe qe nuk kane asnje lidhje me veprat e tyre kriminale. Po ka te shtena armesh, por policia eshte sjelle mjaft mire. I bej thirrje edhe nje here qe kjo maskarade te marre fund dhe ky grup mercenaresh te vihet para drejtesise.” shprehet Qazo Dalani nje nga banoret e Lazaratit.
Operacioni
08:00 Policia e Shtetit ben njoftimin zyrtar per operacionin ne Lazarat per identifikimin e asgjesimin e siperfaqeve te kultivuara me bime narkotike
08:20 Policia u ben apel banoreve te Lazaratit qe te distancohen nga kriminelet. Po ashtu ?sht? k?rkuar bashk?punimi i pushtetit lokal qe t? jape kontribut n? kapjen e k?tyre personave
08:30 500 forca policie rrethojne fshatin. Ne operacion jane forcat e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster te mbeshtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Nderhyrjes se Shpejte.
09:30 Policia njofton se do te shpetoje Lazaratin nga grupi kriminal, duke u shprehur se eshte e vendosur qe ta vijoje operacionin: “Do te shpetojme edhe Lazaratin nga ky grup personash”.
12:29 Strukturat e Policise se Shtetit kane bere te mundur identifikimin e personave qe se bashku me Gate Mahmutaj kane kundershtuar me arme policine.
2:41 Forcat e policise kane mberritur ne objektivin e percaktuar ne kapanonet e objektet e personit Gate Mahmutaj ne periferi te Lazaratit. Objekti eshte nen kontroll dhe vijon puna per kapjen e personave.
13: 58 Disa minuta pasi policia vazhdon operacionin ne Lazarat, Ministri i Brendshem ka apeluar popullin e Lazaratit te distancohet nga kriminelet.
14: 58 Permes nje deklarate per shtyp policia e shtetit akuzon kryekomunarin Dashnor Aliko se u ka dhene mundesi grupit kriminal te ikin nga rrethimi i policise.
15: 30 Ministria e Brendshme i ben thirrje banoreve te fshatit Lazarat te distancohen nga elementet kriminale qe jane duke u konfrontuar me arme me policine dhe te evitojne daljen nga banesat e tyre.
16:00 Forcat RENEA e FNSH kane perparuar drejt Lazaratit dhe po kryejne kontrollin ne disa periferi te Lazaratit dhe po punohet per te hyre me thelle ne fshat.
Drogë dhe gëzhoja në pronat e Mahmutajt
Sipas njoftimit te policise, ne saje te masave te ndermarra rreth ores 12:30 forcat e policise kane mberritur ne objektivin e percaktuar ne kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mahmutaj. Gjate nderhyrjes ndaj forcave te policise eshte qelluar me arme zjarri, duke rrezikuar jeten e ketyre forcave, por fale nderhyrjes profesionale u arrit te vihen nen kontroll te plote objektet e siperpermendura, si dhe siperfaqja e kultivuar me kanabis sativa. Nga veprimet e kryera ne keto objekte prone e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe ne token ne administrim te tij u gjeten, u fiksuan dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale sasi te konsiderueshme te gezhojave te kalibrave te ndryshme, qe jane perdorur gjate sulimit ndaj forcave te Policise. Gjithashtu u gjeten dhe asgjeesuan: 7 parcela me 10 mije bime narkotike kanabis sativa, qe varionin nga 50 cm-1 meter lartesi, 1000 fidane kubike te gatshem per kultvim ne kapanon.
Po ashtu u konstatuan, duke u djegur 6 fuci me marijuane, te cilave ua kishte vene zjarrin vete i dyshuari, me qellim eleminimin e proves, si dhe sasi te tjera lende narkotike te konsiderueshme te pa paketuara (rifu- gio). Nga strukturat e policise vijojne veprimet hetimore dhe procedurlae per dokumentimin e plote ligjore te rastit dhe materialet do ti kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise. Nderkohe gjate kohes qe strukturat e policise kane nderhyre per venien nen kontroll te ketyre objekteve dhe kapjen e personave, qe qelluan me arme policine, eshte sulmuar grupi i televizionit A1 Report, nga persona akoma te paidentifikuar. Si pasoje e ketij sulmi ka mbetur i lenduar nga xhamat drejtuesi i mjetit te ketij televizioni, i cili pas marrjes se mjekimit te nevojshem dhe kryerjes se veprimeve procedurale eshte larguar nga spitali dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe nga sulmi eshte djegur plotesisht dhe mjeti i ketij televizioni. Strukturat e Policise se Shtetit kane kryer veprimet procedurale per rastin ne fjale. Materialet edhe per kete rast do t’i referohen Prokurorise. Strukturat e Policise do te vijojne veprimet per kapjen e personave, te cilet kane sulmuar me arme forcat e policise, te zhvendosur tashme ne brendesi te territorit te fshatit, si dhe per identifikimin dhe asgjesimin e siperfaqeve te tjera te kultivuara me kanabis sativa.
Tahiri: Nuk ka Zot që iu mbron, por dorëzohuni
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri iu ka bere thirrje autoreve te sulmit ne Lazarat te hedhin armet dhe te dorezohen, duke shprehur vendosmerine se nuk ka kthim prapa nga policia. Tahiri tha se se forcat e rendit jane ne dijeni se me ke kane te bejne ndersa ka paralajmeruar 27 personat qe qelluar mbi policine te dorezimi, pasi nuk ka Zot qe i mbron. “Jemi te ndergjegjshem qe po luftojme mafian e krimin.Ne nuk kemi aspak ndermend te ndalemi. Drejtesia ka nje cmim e seicili do te paguaje cmimin e vet. Ne keto momente nje aksion i shkalles se gjere po zhvillohet. Iu bej thirrje banoreve te Lazaratit te distancohen nga kriminelet. Koleget e policise jane ne Lazarat e kane nevoje per mbeshtetjen e te gjitheve. Thirrje medias e publikut se lufta kuder krimit kerkon kohen vet por edhe sakrifica. Bej thirrje dhe atyre qe edhe tani ne keto moment kane marre armet ne Lazarat keni bere llogarite shume gabim mos mendoni se ka zot ne toke se do ju dale zot nese kundershtoni me arme polcine e shtetit. Hidhni armet dhe lini policine te beje detyren ne te kundert forca e ligjit do te veproje si asnje here tjeter. Jemi ne mbeshtetje te plote”, ka thene ministri Tahiri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














