Sot është Dita Botërore e Refugjatëve, që synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.
Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës.
Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të festohet si Dita Botërore Refugjatëve.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.















