Në takimin e Kartës së Adriatik 5, të kryesuar nga Shqipëria,Bosnja refuzoi anëtarësimin e Kosovës, ndërsa ambasadoriserb iku nga takimi.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimitheksoi se ka shumë gjasa që Bosnja të jetë nxitur nga Serbia, raporton Shekulli.
Lidhur me largimin e ambasadorit serb, Selimi vlerësoi se kjo ndodh për shkak se politika e Serbisë është tejet e dyzuar në veprime.
Ai ka shtuar edhe se çfarë masash do të marrë Kosova tashmë pas refuzimit tëBosnjes.
“Nuk jemi në procese hakmarrjesh diplomatike. Bosnja Hercegovina është shtet që shihet si problem i madh evropian për shkak të rregullimit kushtetues të vetin dhe me ta duhet të merret Brukseli e jo ne”, tha Selimi.
















