Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Martë, 16 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Kamerat në baste, Bitraj, 2 milionë dollarë skedina gjatë Botërorit”. Tituj të tjerë janë; “Vendimi 7 me 2, Kushtetuesja rrëzon PD për hartën e re”. “Unë jam një funeral i gjallë”, familja boton poezitë e Olldashit, me parathënie nga Dritëroi”. “Kodi Rrugor, gjobat e reja për semaforët, hiqen makinat me timon anglez”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “55 zonat informale, ALUIZNI zbardh hartën e Tiranës”. Tituj të tjerë janë; “Burg për ndërtim pa leje, Ministria e Drejtësisë: Qeveria, ligj i paqartë”. “Reforma, Kushtetuesja: Ok territorit. Basha: Nuk e njohim”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “INUK i kalon Tahirit, senatorët e PS kundër urdhrit të Ramës”. Tituj të tjerë janë; “Kushtetuesja voton 7 me 2, zgjedhjet e 21 qershorit me hartën e re territoriale”. “Guvernatori i Ri, Meta: Sejko dhe emrat e tjerë që na ofroi Nishani nuk ishin bindës”. “Skandal në Gjykatën e Shkodrës, 5 mijë euro për të fituar lirinë”. “Burg për ndërtimet pa leje, “Naço” kundër ligjit, pasi e voton në qeveri”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Ndërtimet pa leje, 8 vite burg, ashpërsohen masat në Kodin Penal”. Tituj të tjerë janë; “Jashtë ligjit, makinat me timon anglez, 30 mijë lekë për semaforin e kuq”. “Prokuroria kundër Gjykatës së Apelit për vendimin ndaj Dritan Dajtit”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Kushtetuesja vulos ndarjen e re, votim shtatë e dy për ankesën e PD kundër reformës territoriale”. Tituj të tjerë janë; “SHBA ul në tryezë PS dhe PD” “Braçe akuzon administratën e Kuvendit”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















