• Latest
  • Trending
  • All

Samiti i dytë tallava i Diasporës

14/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 14 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Samiti i dytë tallava i Diasporës

14/01/2019
in Diaspora, Opinion

Petrit Kuçana

A do të organizohet vërtet Samiti Diasporës? Mbetet pak e mundimshme ngritja e kësaj pikëpyetje pasi deri tani (vetëm) tre herë është shtyrë. Po janë dhënë 67 mln lekësh nga qeveria kështu që përfundimisht do të bëhet

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Përpara tre vitesh u premtua se do të organizohej vitin e ardhshëm, por Qeveria Shqiptare nuk e pa të arsyeshme, madje as vitin e kaluar nuk u bë, në vitin e Skënderbeut siç u tha, e ndërsa në njoftimin e fundit thuhet se do të bëhet në Lezhë dhe Tiranë nga data 28 Shkurt deri në 2 mars.

Mosrealizimi apo shtyrja e samitit është thjesht një element mjaftueshmërisht përcaktues për qasjen që shteti shqiptar ka për diasporën, që sipas Ministrit Majko përbën ½ e popullsisë.

Deri tani thuajse askush nuk di asgjë tjetër, edhe nëse lundron nëpër faqet e facebook-ut apo sheh ndonjë njoftim nga Ministri Majko. Asnjë ftesë nuk është shpërndarë e madje as agjenda nuk është përcaktuar duke i dhënë ngjyrimet e një feste tallava.

Tallavaizëm mbetet e ashtuquajtura Strategjia Kombëtare e Diasporës, që është përpiluar pa u diskutuar fare me diasporën, siç ka bërë dhe po bën Kosova, të paktën si Kosova…  

Nuk dihet cili model është ndjekur apo do të ndiqet për organizimin e një samiti të tillë, por duket se gjithçka po shkon në shinat e të parit, që edhe vetë ministri Majko e konsideroi si “takim ku u pamë”. Edhe më optimistët e asaj kohë nuk do të mund të gjejnë një, (ama qoftë edhe një) adresim të “kërkesave” të diasporës që nga ajo kohë.

U fol e stërfol për një organizëm të quajtur “Këshilli Koordinativ i Diasporës” me 15 përfaqësues që do të zgjidhen nga Këshilli i Ministrave (kushedi ku e kanë gjetur këtë model) por deri më sot nuk është publikuar, e mbase është parë si qasje e gabuar dhe shumë më mirë që nuk e kanë shpallur, pasi automatikisht “të zgjedhurit” do të përktheheshin si “komisarë”, duke përçarë shqiptarët nëpër diasporë.

Duhet theksuar se qeveria shqiptare e ka përçarë me ligj Diasporën, pasi ka caktuar 18 Dhjetorin si ditën Kombëtare (?) të Diasporës, ndërkohë që Kosova e ka në Gusht dhe janë tre ministra Diaspore ne Ballkan…

Deri më tani qeveria shqiptare nuk e ka parë të arsyeshme të organizojë ato ditët e diasporës, siç bën Kosova bie fjala, por të gjitha këto janë thjesht elemente periferikë nëse kihet parasysh kryesorja; Emigrantët e Republikës së Shqipërisë janë të vetmit në rajon dhe më gjerë që nuk e kanë të drejtën e votës në vendet ku jetojnë.

Janë vërtet shumë të pakta gjasat që në zgjedhjet ardhshme t’u sigurohet një e drejtë e tillë, legjitime, saqë thuajse askush as nuk e çon ndërmend që të përmendë një fakt të tillë.

Deri më tani kemi parë vetëm shkresurina, të ashtuquajtura platforma, apo organizma me emra interesant por asgjë thelbësore, duke filluar me regjistrimin e mërgatë shqiptare në botë.

Ne sot dimë (sipas INSTAT) që mbi çerek milioni shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në pesë vitet e fundit, por as që kemi parë të jetë bërë ndonjë përpjekje e thjeshtë për nisjen e një regjistri kombëtar për Diasporën.

Kur lind një fëmijë shqiptarë në diasporë a regjistrohet në ambasada?

Cila gjeneratë po bëhet tashmë nga emigracioni i pas ’90? Sa % e fëmijëve shqiptarë mësojnë gjuhën amë nëpër diasporë? Më pak se 1%? Thua a është e mjaftueshme një foto me ministrin? Çfarë u bë me kanalin televiziv te TVSH-së për diasporën?

Ka një pyetje bazike?

A e ka vërtet qeveria shqiptare këtë çështjen e Diasporës?

Nëse bazohemi tek ajo çfarë u bë deri tani është thjesht një zhgënjim, apo nëse shihet buxheti dhe stafi i Ministrit nuk të lë vend për optimizëm. (Majko është Ministër shteti për Diasporën, që përkthehet në Ministër pa portofol, që një drejtor komunaleje në kryeqytet ka më shumë staf dhe fonde se një ministër… )

Së fundi një audit i jashtëm vërtetoi se Rinasi, (eh sa kemi shkruar!!!)… kishte përfitim mbi normalen.

U ndie Majko? 

Qoftë të kërkojë ndjese dhe të premtojë se nuk do të jetë Rinasi parangrënësi i pamëshirshëm i mërgimtarëve? Deri tani jo.  Mbase e ka lënë për në samit, nëse bëhet, duke i shtuar një notë të thekshme tallavaje…pa harruar fotot, ah po fotot si qershia mbi tortë e një samiti tallava për Diasporën.

Post Views: 115
Previous Post

Zbulohet plani i studentëve të ngujuar, përfundon mbledhja mes tyre…

Next Post

“The Guardian”: Shqiptarët, “mbretërit” e kokainës

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

“The Guardian”: Shqiptarët, “mbretërit” e kokainës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.