Qeveria e Kosovës ende nuk ka të dhëna për numrin e shqiptareve te Kosovaës që po emigrojnëilegalisht në shtetet perëndimore duke shfrytëzuar rrugët transite të Serbisë.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë bërë të ditur për gazetën se nuk kanë të dhëna të sakta mbi numrin e qytetarëve që tanimë kanë migruar në mënyrë të jashtëligjshme nështetet evropiane, shkruan sot Koha Ditore.
Informatat që ata posedojnë janë të vjetra më tepër se një muaj.
“Deri në fund të muajit nëntor të 2014-s, sipas raportimeve mujore të shteteve të ndryshme në bazën e “Eurostatit”, të dhënat tregojnë se numri i kërkesave dhe kërkesave për herë të parë për azil është rreth 23 mijë”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për informim të MPB-së.
Ata nuk japin të dhëna se sa është numri i personave që janë zënë duke ikurilegalisht, se sa kallëzime penale janë ngritur dhe si po trajtohen ata persona duke vlerësuar se këto sqarime duhet t’i japë Policia e Kosovës.















