Përkujtohet sot 7-vjetori i tragjedisë së ndodhur në Blace të Kumanovës, ku si pasojë e rrëzimit të një helikopterihumbjen jetën 11 pjesëtarë të ARM-së. Ata ishin duke u kthyer nga misioni ALTEA e Bosnjë -Hercegovinës, në momentin kurhelikopteri u rrëzua.
Ndërkaq, përkujtimi i 11 pjesëtarëve të ARM-së do të mbahet sot në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec të Shkupit.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe Ministri i Mbrojtjes, komandanti i gjeneral-shtabit të ARM-së, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë, të cilët do të vendosin kurora me lule në vendin e tragjedisë.
















