• Latest
  • Trending
  • All

Rumania na zbon nga shtëpia

11/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Rumania na zbon nga shtëpia

11/03/2019
in Diaspora, Opinion

Lavinia Braniste

Para ca kohësh u regjistrova në një kurs të gjuhës gjermane në Shtëpinë e Shillerit në Bukuresht. Nuk më kujtohet saktësisht se sa vetë ishim në grup, më duket se jo më shumë se dhjetë – gjysma ishin studentë mjekësie, që i bënin detyrat me një zell, që më bënte të ndjehesha e moshuar. Menjëherë pas provimeve përfundimtare ata donin të shkonin në Gjermani.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Kur po udhëtoja për në Bon në janar, në avion pranë meje ishte ulur një djalë i ri, që lexonte një libër të trashë për neurokirurgji në rumanisht. Nuk ishte literaturë argëtuese, me librin e trashë dukej se ai kishte arritur limitin e lejuar të bagazhit të dorës. Mes nesh nuk u zhvillua ndonjë bisedë, nuk e di përse ai e lexonte atë libër, por ma merr mendja se për çfarë bëhej fjalë.

I vetmi shok nga klasa ime e dikurshme, që ka studiuar mjekësi, është tani në Gjermani. Dy destinacionet e tjera të preferuara të mijëra mjekëve, që largohen çdo vit nga Rumania, janë Franca dhe Britania e Madhe.

Unë e shoh situatën nga një farë distance, e gjitha nuk më prek drejtpërdrejt, sepse jam ende e re dhe nuk më dhemb asgjë. Por ajo prek për shembull nënën time, që punon që prej 17 vjetësh në Spanjë. Së shpejti ajo do të dalë në pension dhe e frikëson mendimi që të kthehet në Rumani, ku të qenit i moshuar është deshpërues. Kur e thotë këtë, ajo e ka fjalën së pari për kujdesin mjekësor, një pikë nevralgjike në Rumani gjatë 30 viteve të fundit.

Të rinjtë në kursin e gjermanishtes kishin moshën, që kam pasur unë, kur nëna u largua nga Rumania. Ishte viti im i dytë në universitet. Mendoj se për këtë arsye nuk e kam parë kurrë veten si një fëmijë të braktisur. Unë isha atëherë e rritur dhe megjithatë tre breza e ndjenë shokun e kësaj ndarjeje: prindërit e nënës sime, vetë nëna ime dhe vajza e saj, unë. Ishte shumë prekëse, sepse ajo nuk ishte rritur në mjedise me kulturë globale dhe udhëtimi treditor për në Spanjë ishte udhëtimi i parë jashtë shteti në jetën e saj.

E çuditshme është: se unë jam ajo që është rritur me magjinë e Perëndimit. Në vitin 1990 hyra në klasë të parë, në vitin 2002 fillova të studioja. Më kujtohet që në fund të viteve të shkollës kisha ndjenjën se gjëja më e mirë, që mund të na ndodhte, ishte një bursë për një universitet jashtë vendit, për të ikur që këndej, për të shpëtuar. Disa prej nesh, ata shumë të mirët, e kanë realizuar. Por për të marrë bursë duhej medalje e artë në një Olimpiadë ndërkombëtare të shkollave. Ai që nuk kishte as medalje dhe as mbështetjen financiare të një familjeje të pasur shkonte direkt pas universitetit jashtë shtetit. Këta kolegë kanë punuar së pari në punë të pakualifikuara dhe pas shumë vitesh janë bërë qytetarë krenarë të vendeve të tjera.

Natyrisht nuk janë vetëm mjekët që largohen nga vendi. por njerëz nga të gjitha fushat, me apo pa kualifikime, të të gjitha grupmoshave. Unë njoh gjashtëdhjetëvjeçarë, që kanë shkuar jashtë shtetit për të qenë pranë fëmijëve të tyre. Rumania po shpopullohet para syve tanë dhe qeveritarët nuk dinë si t‘i qasen problemit.

Spanja nuk e pranon shtetësinë e dyfishtë dhe nëna ime edhe pas një kohe kaq të gjatë nuk dëshiron të heqë dorë nga shtetësia e saj rumune.

Çdo herë që vizitoj nënën në Spanjë, më çudit fakti se sa shpejt autobuzi del nga aeroporti dhe udhëton me shpejtësi në autostradë. Më pas trishtohem – çfarë reagimi para pamjes së një autostrade … Kur autobusi, i mbushur me djathë rumun “burduf” dhe me valixhe, që rrëshqasin me rrotat e tyre, ndërron korsinë dhe ecën zhurmshëm poshtë urave. “Cowboy stuff”. Këto janë nevojat dhe dëshirat tona në Rumani: autostrada, tualete të pastra. tualete. Janë gjëra, që janë më të lehtat për t’u arritur, që do të jenë arritjet më të dukshme (nëse do të bëhen). Është si me mësimin e një gjuhe të huaj: Progresi më spektakolar është në fillim, kur rendit konceptet bazë. Më vonë, në një stad të përparuar, ke të bësh me finesat dhe nga jashtë duket sikur përparon me ngadalë.

Njerëzit braktisin Rumaninë për të gjitha ato, që përfaqëson tani metafora e autostradës. Miqtë e mi më të mirë kanë ikur para disa vitesh brenda një periudhe kohe relativisht të shkurtër, njëri pas tjetrit. Atëherë pata për herë të parë ndjenjën, që ziente nga inati, se Rumania po na bënte të braktisnim vendin. Këtë ndjesi nuk e kisha pasur as kur më kishte ikur mamaja jashtë shtetit, ndoshta sepse atëherë kisha qenë shumë e re dhe nuk e njihja akoma përmasën e këtij fenomeni. Atëherë e pata parë si vendimin e saj individual, të dëshpëruar.

Vetëm kur u punësova, e kuptova se ne kemi një kontratë me vendin, në të cilin jetojmë. Veçanërisht kur fillova të punoj më vete, të plotësoja deklaratat tatimore dhe të shikoja me saktësi se çfarë kontributesh i paguaja shtetit rumun, për shërbime që pothuajse nuk ekzistojnë.

Për këtë njerëzit shkojnë jashtë shtetit, për një kontratë më të mirë me vendin ku jetojnë. Për ata që kanë mbetur – të paktën në brezin tim – mbetet pyetja therëse: Kur do të ikësh ti? Apo, çfarë bën ti akoma këtu?

Ndonëse magjia e Perëndimit më shoqëroi gjatë kohës së shkollës, në ato vitet 1990 kur ne fëmijët i gëzoheshim shpërthimit të ngjyrave, ndërsa prindërit tanë luftonin me periudhën e vështirë të tranzicionit, pas një farë kohe jashtë vendit dhe një përpjekjeje të dështuar për të emigruar, tani dëshiroj më së shumti të kem forcën për të qëndruar në shtëpinë time. Të mos e lejoj veten të largohem. Dhe është e pamundur për mua ta shpjegoj përsenë. Jam e sigurtë, se çfarë lufte bëj tani unë, me 36 vjeç: për të mos u larguar.

(Shkrimtarja dhe përkthyesja rumune Lavinia Branişte jeton dhe punon në Bukuresht. Libri i saj me titullin origjinal në rumanisht “Interior zero” u zgjodh më 2016 romani më i mirë i vitit në Rumani. Në vitin 2018 doli përkthimi në gjermanisht me titullin “Zero presje diçka”)

Post Views: 86
Tags: emigrantë
Previous Post

Eksperti amerikan: Thaçi u mashtrua nga Vuçiç dhe Putin për çështjen e kufijve

Next Post

BREXIT, SHPËTIM NË MINUTËN E FUNDIT?

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

BREXIT, SHPËTIM NË MINUTËN E FUNDIT?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.