• Latest
  • Trending
  • All

Rugova: Shkrimtari President

16/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rugova: Shkrimtari President

16/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Sabri Hamiti

Në shekullin modern, disa herë, shkrimtarët (krijuesit) kanë provuar të kalojnë në veprimtarë (politikanë), në rrethana të ndryshme për vendet dhe popujt e vet. Rugova u bë President i Kosovës, ashtu si Vaslav Havel President i Çekisë. Ekziston një lidhje dhe një ngjashmëri e këtyre dy rasteve të fundit, edhe pse misioni i tyre dallohet: Haveli kërkoi liri, kurse Rugova edhe liri, edhe shtet.

Pra, si bëhet e pse bëhet homo politicus një homo poeticus; dhe ky kalim a është produkt personal apo produkt i rrethanave të një vendi e të një populli?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Rugova poeticus (krijues) shtrihet në kohë në dy decenie: nga viti 1968, kur rimori Ismail Qemalin dhe pavarësinë e Shqipërisë, deri në vitin 1987, kur refuzoi pushtetin e dhunës. Rugova politicus (veprimtar e udhëheqës) kap dy decenie kohë, nga viti 1987 deri në vitin 2006. Mirëpo, dramatika e kalimit nuk ngjet përnjëherë. Rugova i parë ishte poet, kritik e mendimtar.

Rezistenca e tij nis e zhvillohet si rezistencë artistike e kulturore, atëherë kur kultura merr një rol themelor social. Kjo disidencë kulturore në fillim duket njëherësh e errët dhe ndriçuese. Është një “zonë gri” ndërmjet asaj që është e lejuar dhe asaj që është e ndaluar, do të nënvizonte Haveli. Kjo është kohë e jashtëzakonshme, kur në gjysmëdiktaturë, krijuesit u drejtohen lexuesve, të cilët lexojnë për mrekulli ndërmjet rreshtave dhe kjo bëhet jehonë. Prandaj kuptohet kaq lehtë në Prishtinën e kohës, refuzimi estetik i Rugovës (ndaj Njëshit e diktaturës), për të pohuar mendimin e lirë dhe alternativën. Prandaj Rugova vetë insiston që krijimi është dhe mbetet autonom. Mirëpo, krijuesi, nëse duhet të ketë përkatësi, atëherë ai duhet të jetë i popullit e jo i oborrit. Kjo do të thotë që refuzimi estetik bën të mundur qerthuj të rezistencës, pa u larguar nga kreacioni letrar i rezistencës. Kjo bën strukturimin e butë të rezistencës, vetërregullimin e jetës në rezistencë dhe filozofinë e jodhunës si hyrje në çlirim.

Rugova, me heshtje krijuese, e mbyt zhurmën rreth vetes, në mënyrë që të dëgjohet gjuha e tij e pëshpëritjes (dhe lutjes njerëzore), me shprehje të buta e qëndrime të forta.

Dramatika e kalimit të Rugovës ishte e dyfishtë: dramë e mbrendshme dhe e jashtme. Grindja e brendshme ndërmjet ëndrrës dhe kreaturës reale bëhet jopaqësore. Grindja e jashtme, me rrethin e me kundërshtarët bëhet e egër, e rrezikshme. Kjo ka të bëjë me kolegët sederhollë e joveprues, gjendje të cilën Rugova e përkufizonte me figurë: Me hangër gurë të nxehtë. Ndeshja me dhunën e jashtme ishte e rrezikshme dhe pa barazpeshë; gjendje të cilën Rugova e përsëriste shpesh edhe me rezignim: Ne kemi fjalët, ata kanë plumbat. Këtu duhet të kapet filozofia e jodhunës dhe e durimit, sepse urtia popullore po i fliste me zërin e Fishtës: Sepse trimi kurrë nuk ngutet, prej urtie, jo prej tutet.

Prandaj Rugova u bë një me të vetët, u pranua nga brenda, u pranua e u adhurua nga jashtë. Ai shumë më herët u bë President i popullit të vet, e pastaj President i shtetit, për ta fituar cilësimin kohor President Historik i Kosovës. Sepse ai u bë veprues e bashkues, por kurrënjëherë militant, duke mbetur brenda shpirtit të kreatorit e të vizionarit.

Rugova u bë prijës shpirtëror, që kapërcen kohët e hapësirat. Ai mbeti lundërtar lirie, që nuk ka kapërcim, i gjerë si deti, i qëndrueshëm si mali (mal e det), që nuk tronditet as kur gjuhet me gurë: kjo është filozofia e durimit të tij, e cila niset nga dëshira për t’u bërë shpresë, sepse shpresa në të vërtetë është besim, kurse besimi gjithmonë është i lidhur me një vizion.

Rugova krijoi ide e libra dhe bëri veprime. Librat dhe veprimet e tij tashmë janë trashëgimi e kulturës dhe e humanizmit të kombit shqiptar, që shumëzohet i shënjuar në mendimet e lexuesve të tij, duke e ribërë prapë e prapë Rugovën e letërsisë. Vizioni i tij pra është vepër e papërfunduar, ai mbetet lundërtar lirie i përjetshëm.

Pamja e Rugovës mbetet unike, me flokët e gjatë të (rock) rebelimit, lidhur në fyt një shall, si shenjë identifikuese poetike apo si shenjë e një trashëgimie autentike dhe një kravatë, si shenjë të përfaqësuesit, Presidentit. Kjo pamje është bërë kaq identifikuese e punës dhe e veprës së tij edhe brenda edhe jashtë vendit. Dhe kujtimi i tij na çon në kujtimin shpirtëror të Rugovës, që unë do ta bëja me figurën e ikonës.

Previous Post

Serbia “kokë më kokë” me Shqipërinë,”kokë më kokë” me Kosovën

Next Post

Pasqyra e shtypit (17 Nëntor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (17 Nëntor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.