Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Hënë, 17 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Vetëdeklarimet, Legalizimet, Lame: Më 31 dhjetor mbyllet aplikimi”. Tituj të tjerë janë; “Urdhri i Canit: Kush nuk paguan energjinë, i pritet rroga”. “Këshilltari i Ramës, Shkëllzen Maliqi: Biseda me Vuçiç para dhe pas konferencës”. “Arkivat, dita e çlirimit të Tiranës, botohen fotot e rralla të majorit britanik”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Konkurs për 140 drejtorë, departamenti i administratës publike publikon vendet e lira, dokumentet dhe afatet për plotësimin e tyre”. Tituj të tjerë janë; “Dështojnë aplikimet për mësuesit e papunë”. “Çipa, vartësve: Ndëshkoni lokalet e natës me prostituta dhe drogë”. “Buxheti 2015, ulet borxhi publik. Ja pluset dhe minueset e buxhetit”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Pronat, Cani kërkon ndryshimin e skemës së kompensimit”. Tituj të tjerë janë; “Dosja e dy zyrtarëve të mjedisit, si i merrnin 1 milion në muaj firmës kineze”. “Banorët e Shkodrës takohen me Bashën: Më keq se kurrë, të ngrihemi!” “Familja përkujton Sokol Olldashin, deputetët e PD që ishin në ceremoni”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Vrasjet me pagesë, dëshmia e Mëhillajt: Sinanaj më tha: Veizin ta heq qafe unë”. Tituj të tjerë janë; “Kreu i ALUIZNI të Tiranës, Rajta: Ja formulari i legalizimeve për ndërtimet deri më 27 qershor 2014”. “Basha: Të ngrihemi në protesta si në vitin 1991”. “Ja 365 trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që do marrin paratë e burgut”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Qeveria ul fondet për prioritetet e BE”. Tituj të tjerë janë; “Mjekimi i pakujdesshëm paralizoi djalin 6 vjeç”. “Rama: Ulim 15 taksa të mjedisit dhe prodhimeve”. “PD e përçarë vetëm pak ditë para ptotestës”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















