Ukë Rugova është arrestuar me të mbërritur në shtëpinë e tij, pas lirimit nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës së Apelit. Rugova është arrestuar nga policia e EULEX-it, me urdghër të prokurorit të EULEX-it, për të njëjtën arsye.
Avokati Tomë Gashi, i cili e ka konfirmuar lajmin, e ka cilësuar skandaloz këtë veprim të EULEX-it.
“Skandaloze! Edhe pse Gjykata e Apelit, sot, me vendim, e liroi Ukë Rugovën nga paraburgimi, Prokurori i njëjt i EULEX-it urdhëroi policinë e EULEX-it që ta arrestojnë Ukë Rugovën për çështje të njëjtë. Ai u arrestohet menjëherë pasi lirohet nga paraburgimi, në Lipjan. Kjo e vërteton se Prokurori i EULEX-it nuk e din ose nuk do ta dijë se askund nuk mund të arrestohet dikush 2 herë për një çështje të njëjtë. Kjo ndodhi vetëm në Kosovë, madje nga ata që kanë ardhutr të na ndihmojnë në respektimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Izet Beqiri, i dyshuar në rastin e njëjtë me Ukë Rugovën.
















