Ukë Rugova është arrestuar menjëherë pas lirimit nga paraburgimi në Lipjan.
Edhe pse gjykata e apelit sot me vendim e liroj Ukë Rugovën nga paraburgimi, prokurori i njëjtë i EULEX-it urdheroi policinë e EULEX-it që ta arrestojnë Ukë Rugovën për të njëjtën cështje.
“Kjo vërteton se prokurori i EULEX-it nuk din ose nuk donë ta dijë se askund nuk mundet dikush tè arrestohet dy herë për çështje te njëjtë,kjo ndodhi vetëm nè Kosovë”, ka thënë Tomë Gashi avokat i Izet Beqiri i dyshuar nè rastin e njëjtë me Ukë Rugovën.














