Spartak Ngjela ka folur në lidhje me aksionin që po bëhet në Lazarat, ai shkruan se nuk e dimë se çfarë ndodhi në atje.
“Nuk e dimë se çfarë ndodhi në Lazarat…por pamë shumë frikë nga Bosët e këtij vendi. Kurrë mos ju shkojë mendja se bosët e narkotikut lazaratas ishin dhe janë në Lazarat. Jo; ata ishin dhe janë në Tiranë. Nuk e shihni sesi është trembur Saliu? Nuk e shihni sesi befas e prishi marrëveshjen e heshtur Meta me Berishën? Nga frika apo nga principialiteti. Hahaha… Nga frika mo, vetëm nga frika….Saliu është njëlloj si në Gërdec. Sokellin e ulëret me një nivel krejt ordiner, madje nën nivelin e malavitës së ulët të rrugeve. Ka frikë. Por po shoh frikë edhe të të tjerë në Parlament; dhe sidomos në ish qeverinë Bersha.
Pse hesht Presideni i Republikës, një ish Ministër i Brendshëm i Saliut? Sepse s’ka qenë asnjëherë President. Një i montuar për të heshtur kundrejt krimit dhe një ruajtës banal i hajdutërisë dhe abuzimit të qeveritarëve të rrezuar dhe gjyqtarëve. Ka shume enigma brenda Lazarati; por nëse do të shihni sërish ndonjë kunat të Saliut atje, të kapur më armë në dorë, përsëri “për bukën e gojës” ka shkuar, do të thotë Saliu, ashtu siç tha për kunatin e vrare në Gerdec…një Xhimi, Xhimi.”- shkruan Ngjela në facebook.
Ai thekson sese e rëndësishme tashmë është se si do menaxhohet periudha që vjen pas operacionit në lazarat. “ E rëndësishme është të shohim sesi do të menaxhohet periudha që vjen nesër e që do të quhet – “periudha paslazarat…”- shkruan avokati.
Më tej avokati Ngjela shkruan: “ Dhe koha sigurisht që duhet të ecë, sepse shtyhet nga një dorë që siç duket kërkon të nisë një karrierë të re politike duke prere rrënjët e krimit. A thua të jetë e vërtete? A thua e di Rama se kjo është e vetmja rrugë për të dale nga fundi i detit ku ka qenë deri tani me politikën e tij? Po politikanët e papërlyer të Partise Demokratike, a e dine se ka ardhur koha të ndahen nga krimi dhe abuzimi Berisha? Ku i dihet…ndoshta edhe mund ta dinë (!)E, ç’rëndesi ka?”














