Republika e Kosovës pret që së shpejti të rrumbullakojë marrëveshjen për fushën e energjisë, të arritur me Serbinë në Bruksel.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, kryenegociatorja në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, tha për RTK-në se këto ditë pritet të nënshkruajnë planin aksional dhe një marrëveshje trepalëshe e cila ka të bëjë me pjesëmarrjen e Kosovës në bllokun rajonal që Kosova të prezantohet e barabartë me të gjitha shtetet e rajonit.
Tahiri theksoi se nuk do te ketë asnjë distributorë tjetër në veriun e Kosovës, përveç KEDS-it, por tha se do te ketë vetëm kompani furnizuese gjë e cila do të ndodhë pas hapjes së tregut në janar të vitit 2015.















