• Latest
  • Trending
  • All

Cilët janë biznesmenët që u vranë 6 muajtë e fundit?

15/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Cilët janë biznesmenët që u vranë 6 muajtë e fundit?

15/05/2016
in Lajme

Vrasja e bankierit të njohur dhe bashkëpronar në disa biznese mediatike, Artan Santo, nuk ka qenë e vetmja vrasje biznesmeni gjatë këtij viti apo edhe ndër vite. Fatkeqësisht këta gjashtë muaj kanë qenë muaj vrasjesh, ku vrasësit, qofshin me pagesë apo të drejtpërdrejtë, kanë patur kryesisht në shënjestër biznesmenë
Kështu, më 23 janar 2014 humbi jetën nga një atentat me eksploziv në Durrës biznesmeni Xhemal Çela, më 27 shkurt në Vorë humbi jetën pas një shpërthimi me eksploziv biznesmeni Baki Xhabafti, në mars vritet në Shkodër biznesmeni Ndue Cuni nga vrasës të dyshuar me pagesë që qëlluan nga motori, më 4 prill vritet në Fushë-Krujë biznesmeni i kromit Gjin Nika, më 4 maj në Berat vritet biznesmeni Adriatik Mustafaraj, më 1 qershor vritet në Tiranë ish-drejtori i CEZ-it Laç, Viktor Skeja, kurse më 14 qershor vritet në Durrës biznesmeni Kujtim Dyrmishi.

Ndërsa më 26 qershor, vrasja e biznesmenit Artan Santo në zemër të kryeqytetit shqiptar ka treguar se mafia ka gjetur terren dhe po fuqizohet, duke triumfuar herë pas here ndaj shtetit. Madje, vrasësit pasi kanë vrarë bankierin dhe biznesmenin e disa mediave, i kanë rënë kryq e tërthor rrugëve kryesore të Tiranës pa hasur ndonjë postbllok policie. Pra, kanë sfiduar hapur Shtetin, shkruan Koha Jone.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ndërsa,autorët e dyshuar kanë dalë nga Tirana përmes zonës së Yzberishtit, duke përdorur rrugë dytësore, nëpërmjet nënkalimit të Kasharit e më pas nëpërmjet rrugës nacionale të aeroportit të Rinasit, duke u drejtuar drejt zonës së Fushë-Krujës, pa hasur asnjë kontroll policie. Kjo jep një alarm për një analizë të Policisë, e cila mori dekoratën e lartë popullore për Lazaratin dhe sakaq, e humbi në rastin “Santo”.

E humbi, pasi ndonëse krimi është i përgatitur dhe godet atje ku nuk e mendon, edhe që të lëvizte afro dy javë motori pa targa me dy veta të veshur deri në dhëmbë si në filmat horror e të mos e ndalojë asnjë polic rrugor apo krimesh, kjo të bën të mendosh se ka nevojë për ndryshim urgjent të punës e specialistëve në kryeqytet. Gjithë vrasjet e përmendura më lart, duke përfshirë edhe këtë të Artan Santos, kanë vetëm të dyshuar, por akoma asnjë të arrestuar. Kjo tregon se mafia është sofistikuar, përdor vrasës profesionistë me pagesë të sjellë nga jashtë apo edhe vendas, të cilët paguhen me dhjetëra mijëra euro për të goditur biznesin, politikën e mbi të gjitha, shtetin dhe qetësinë e qytetarit shqiptar. Mafia ka kohë që po godet, shteti pas çdo vrasje është vënë në lëvizje. Deklarata të shumta, takime të krerëve të institucioneve ligjzbatuese të shtetit, hetime, kontroll tabulatesh të celularëve, përgjime të shumta pas vrasjeve etj, pista të ndryshme hetimesh, të dyshuar për porositje të vrasjeve,por mafia përsëri vazhdon e qetë dhe qëllon ditën, madje në vende publike. Bile mu në ish-Bllok, në vendin e sigurisë më të lartë në Shqipëri.

Kësisoj, beteja midis mafies dhe shtetit vazhdon. Dje ka patur takime tëKryeprokurorit Llalla me grupin e hetimit, me kreun e SHISH-it Visho Ajazi, për të zbardhur vrasjen makabre të biznesmenit Santo. Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e dy autorëve që kryen atentatin mafioz në zemër të kryeqytetit. Burime të sigurta bëjnë me dije gjithashtu se dy shtete të fuqishme kanë ofruar asistencën e tyre për zbulimin e ngjarjes. Gjithashtu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, dje në një deklaratë për mediat ka theksuar se Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë, po vijojnë imtësisht hetimet për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e dy autorëve që kryen atentatin mafioz në zemër të kryeqytetit, duke ekzekutuar biznesmenin Artan Santo. Ka dyshime dhe pista të ndryshme. Dyshohet se vrasja është bërë me pagesë, ku njëri nga vrasësit në çantën e shpinës mbante antiplumb për t’u mbrojtur nëse “rojtarët” privatë të armatosur të bankës “Credins” apo policia, mund ta qëllonin pas vrasjes. Madje, ka dyshime të forta se ai që ka porositur vrasjen ka qenë atë mëngjes duke pirë kafe në mes të Bllokut. Dhe po shikohen të gjitha kasetat filmike të këtyre bareve atë ditë në mëngjes, pasi dyshohet se në një prej tyre aty afër vendit të vrasjes, urdhëruesi ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit dhe se është larguar shumë vonë pas ngjarjes. Natyrisht, këto akoma janë dyshime dhe vetëm dyshime, duke qenë se policia e prokuroria akoma nuk kanë dhënë asnjë version zyrtar dhe të gjitha pistat e të dyshuarit, qofshin këta vrasësit apo porositësit e vrasësve, janë vetëm dyshime, të cilat fatkeqësisht janë kthyer si muhabete kafenesh. Thuhet se u gjend motori, që i ngjason motorit të vrasjes, thuhet se gjenden skafandrat që u ngjasojnë skafandrave që përdorin vrasësit etj, etj. Kështu do të vazhdojë për sa kohë vrasësit dhe porositësit e tyre nuk do të arrestohen.

Qytetari shqiptar i ka drejtuar sytë dhe mendjen tek prokuroria dhe policia, si shpresë dhe besim se ato do ta sfidojnë krimin dhe mafian. E vërteta e hidhur është se pothuajse gjer tani krimi e ka sfiduar shtetin, duke qenë se akoma nuk ka të prangosur. Ky hetim dhe zbardhja e vrasjes së Artan Santos, ashtu si edhe zbardhja e vrasjeve të biznesmenëve të tjerë të përmendur më lart, apo vrasjet e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës dhe të ish-shefit të degës së antiterrorit në Durrës, Isa Çopa etj, do të jenë provë dhe sfidë për shtetin ndaj krimit dhe mafias. Shteti duhet të veprojë. Duhet ta ndalojë mafian të vrasë. Policia dhe prokuroria me forcën e ligjit nuk duhet të lejojnë kartelet kriminale të dominojnë mbi shtetin. Të gjithë janë në pritje që prokuroria dhe policia duke u mbështetur nga e gjithë klasa politike, t’u kthejnë besimin shqiptarëve tek forca e ligjit dhe e shtetit.

Në të vërtetë, kjo vrasje ka bërë që gjithë strukturat e shtetit të jenë në punëpër të gjetur vrasësit dhe urdhëruesit e tyre. Që nga koha e vrasjes së Azem Hajdarit në shtator 1998, nuk kishte kaq shumë impenjim nga Prokuroria dhe Policia, aq sa urdhri është dhënë që ata të gjenden, duke përdorur çdo lloj shërbimi apo edhe pagese, përveç asaj që është deklaruar, por duhen kapur e arrestuar. Është në lojë serioziteti dhe profesionalizmi i organeve të specializuara shqiptare, është në lojë qetësia e njerëzve të cilët janë tronditur edhe më shumë pas kësaj ngjarje, ashtu sikurse duhet çuar në vend drejtësia për familjen Santo.

Një numër shumë i madh specialistësh në qendër dhe në terren janë duke hetuar, sikundër edhe kompanitë mobile kanë dorëzuar në kohë rekord të gjitha SMS-të dhe bisedat e numrave, që dyshojnë organet e policisë dhe prokurorisë. Është sjellë në prokurorinë e Tiranës e gjithë skema e kryqëzimit të valëve të telefonave celularë, nga ora 08.00 deri në ora 10.00, nga zona e Liceut Artistik në ish-Bllok para bankës “Credins”, si dhe në zonën nga banka në fjalë deri tek Garda e Republikës, për të interceptuar një ose dy numra telefoni që janë nën hetim, pra që i kanë patur me vete dy vrasësit. Falë aftësisë teknologjike të kohëve të sotme me metoda shkencore po arrihet të kontrollohen të gjitha këto interceptime valësh të një morie numrash celularë që kanë qenë në këtë zonë në oraret në fjalë që sapo përmendëm. Për këtë interceptim, është kërkuar edhe ndihma e një shteti perëndimor që ka metoda shumë të sofistikuara për raste të tilla interceptimi.

Ndaj sytë e të gjithëve janë tek Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Është një rast për të treguar forcën e Shtetit ndaj krimit e mafies, por edhe një mënyrë për t’i thënë krimit se ndonëse mund të godasë, do të penalizohet dhe nuk mund të ikë në “drejtim të paditur”!

Prandaj ka nevojë që në këtë rast, të investohet krejt Shteti.

Tags: Ardian ÇipaArtan Santobiznesi i kromitDrejtori i Policisë së Tiranësedi ramaGarda e Republikëskomplotekrime ordineremafia shqiptaremurderordinary crimesplotsPolice Director of Tiranathe Albanian mafiathe business of chromiumThe murder of the bankerthe National GuardVrasja e bankieritvrasje
Previous Post

Rrumbullakohet marrëveshja energjetike me Serbinë

Next Post

Një person i tretë ka ndihmuar vrasësit e Santos?!!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Një person i tretë ka ndihmuar vrasësit e Santos?!!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.