Ai në seancën e Kuvendit në të cilën po diskutohet për sigurimet shëndetësore ka treguar se çmimorja e shërbimeve do të jetë sipas modelit të Austrisë.
Ai ka thënë se për nisjen e sigurimeve shëndetësore kanë nënshkruar marrëveshje edhe me komunat.
Gjatë kësaj seance nga shumë deputetë është akuzuar Qeveria dhe ministria se po mashtron qytetarët me sigurimet shëndetësore si dhe janë shprehur pesimist për fillimin e sigurimeve shëndetësore në korrik të këtij viti.






















