Para pak kohësh, lajmi.net ka raportuar për gjendjen aktuale brenda në muze, madje edhe për gjendjen e eksponateve që gjenden në depo por që thuajse janë dëmtuar.
E këtë herë, një qytetar i cili ka qenë për një vizitë të shkurtër në ndërtesën e këtij institucioni, nuk është ndarë edhe aq i kënaqur me mënyrën e përkujdesjes ndaj eksponateve.
Këta pitosë gjenden në shkallët e njërës hyrje të Muzeut, por megjithatë, duket që ato nuk janë në gjendjen që duhet të ishin, pasi në mungesë të ndonjë shporte bërlloku, dikush ka vendosur ta hedhë bërllokun në këta pitosë.
Pitosët janë enë të vjetra qindra vjeçare që dikur në to ruheshin ushqimet dhe pijet, e ndërsa sot ruhet bërlloku.
Për kushtet e këqija brenda në Muze ka pohuar edhe vetë drejtori i Muzeut, por siç duket masa për ta mirëmbajtur atë nuk po merren.






























