Vendimi, ka bërë të ditur dikasteri i drejtuar nga Daçiq, është marrë pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm kroat, Davor Stier, kundër parimeve themelore për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Daçiç i është referuar edhe celebrimit në Kroaci të lumturimit të kardinalit Alojzije Stepinac, i akuzuar nga Beogradi për krime lufte dhe mbështetje të regjimit kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas kritikave të Daçiq, shefi i diplomacisë kroate ka mbyllur çdo rrugë komunikimi me homologun serb. “Kroacia synon të vazhdojë mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe të ruajë një kanal komunikimi me Beogradin, por kjo është e pamundur me ministrin Daçiq”, ka deklaruar ministri Stier.






















