Tre persona janë vënë në pranga në flagrancë pasi kanë kundërshtuat dhe rrahur punonjësin e policisë, inspektorin e zonës së tyre.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Xhaferr Tabaku, 39 vjeç, banues në fshatin Karthnek Peqin
Viktor Tabaku, 36 vjeç, banues në fshatin Karthnek Peqin
Hysen Tabaku, 49 vjeç, banues në fshatin Karthnek Peqin
Këta persona janë vënë në pranga nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme pasi gjatë një konflikti për motive pronësie me 60-vjeçarin me inicialet I. T., 60 vjeç, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë Inspektor, N. P, 56 vjeç
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
















