Një tjetër fëmijë është larguar nga banesa në Durrës, pas rastit të djalit 9-vjeçar, i cili u gjet një ditë më vonë.
Kësaj radhe, një 17-vjeçare është larguar nga banesa ditën e djeshme rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Ka qenë mamaja e vajzës me iniciale H.H, e cila ka bërë denoncim në komisariatin e Durrësit. Policia nisi punën për gjetjen e adoleshentes.















