Lëvizja e automjeteve në aksin Tiranë- Elbasan po kryhet nën kontrollin e policisë. Rreth mesditës, makinat janë lejuar të kalojnë 5 e nga 5, ndërsa policia po monitoron lëvizjen.
10:16 – Aksi nacional Tiranë-Elbasan është bllokuar sërish mëngjesin e sotëm, ku shkak për këtë dyshohet të jenë bërë reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë orëve të mbrëmjes çka ka shkaktuar edhe rrëshqitjen e dheravedhe gurëve në rrugë.
Lajmi konfirmohet nga policia e shtetit sipas së cilës, pas vetëm 24 orësh të lirimit të një korsie në këtë rrugë, lëvizja e makinave është ndaluar sërish si rrjedhojë e reshjeve të dendura, duke krijuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në këtë aks nacional. Policia ka nisur punën për tejkalimin e situatës si dhe zhbllokimin e rrugës dhe të lëvizjes së automjeteve.
Ditën e djeshme, u zhbllokua një korsi e segmentit rrugor, ku vetë ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto , njoftoi dje hapjen por se qarkullimi do të vijonte ë ishte i kontrolluar, për të evituar çdo lloj problematike
Aksi nacional Tiranë-Elbasan vijon të jetë i bllokuar prej mbi 1 javë si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në fshatin Ibë të komunës Bërzihtë, për shkak të punimeve nga firma greke “Actor”. Ekskluzive/ Rrëshqitjet në Ibë nga shpërthimet e firmës greke
Nga rrëshqitja e dherave u regjistruan dëme të konsiderueshme të banesave, ndërsa 30 familje janë evakuuar nga zona.















