Dita e hënë pritet të jetë përcaktuese për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, ku prej disa javësh mazhoranca dhe opozita janë në negociata mes tyre për arritjen e një marrëveshjeje që do të bënte të mundur rikthimin e PD-së dhe aleatëve të saj në Kuvend, pasi gati 5 muajsh mungesë. Për të ulur palët në bisedime u angazhua Parlamenti Europian, i cili mandatoi dy eurodeputetë që morën përsipër negociatat me palët.
Këtë të dielë vjen në Tiranë, eurodeputeti Eduard Kukan, në vazhdim të përpjekjes së reporterët e BE-së për Shqipërinë por bëjnë për të pajtuar palët.
Takimin e parë, eurodeputeti Kukan e ka programuar ta zhillojë me kryetarin e opozitës të hënën në orën 08:00 në mëngjes, e vetëm një orë më pas me kryeministrin Rama, për ta mbyllur turin e takimeve me kreun e Kuvendit, në orën 10:00.
I pari që mbërriti në Tiranë, javën e kaluar, ishte eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili u takua me kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, dhe kreu e PD-së, Lulzim Basha. Reporteri Fleckenstein u shpreh optimist për zgjidhjen e krizës politike dhe kthimin e opozitës në datën 24 dhjetor në Kuvend.
Madje pas kthimit në Gjermani, eurodeputeti Knut Fleckenstein shkroi në Facebook se kolegu i tij Eduard Kukan, do të përmbyllë me sukses bisedimet.
Marrëveshja midis palëve, me garancinë e ndërkombëtarëve për zbatim angazhon palët në procesin e integrimit dhe hartimin e një drafti për dekriminalizimin e parlamentit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















