“Askush prej nesh, përfaqësues i Listës Srpska, nuk ka qenë i ftuar për negociatë, qoftë individuale, qoftë grupore”, ka thënë Rashiq për transmetuesin publik.
Ai mohon se Lista Serbe ka pasur kushtëzime, për të marrë pjesë në seancë.
“Deri në këtë moment, e them me bindje të plotë, kurrfarë kushti nuk ka ekzistuar. Ndoshta do të kishim pasur kërkesa po të kishim një takim normal, ku ndoshta do të kishim mundur të flasim për kërkesa eventuale”, është shprehur Rashiq.
Ish-ministri i Punës në Qeverinë e Kosovës ka thënë se nëse vazhdon injorimi i deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, ata prapë nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës, për votimin e demarkacionit.
https://dailymotion.com/video/x4repcu























