Në parkingun e pallatit të rinisë në kryeqytet erdhën edhe nga Ferizaji me të vetmin qëllim për të mos lejuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi
Se nuk do të kursehen e thanë edhe mitrovicasit.
E njëri ka një apel për policinë, por dikush e din pse po proteston po nuk po mund të ja qëllon emrit.
Prapa pallatit të rinisë u zbrazën 17 autobusë me qytetarë nga komuna të ndryshme të kosovës të cilët u drejtuan drejt sheshit “Skëndërbeu” për të protestuar.
E nënkryetari i Vetëvendosjes në Pejë,Taulant Kelmendi, ka gjetur fajtorin për numrin jo të dëshirueshëm të protestuesve.
Megjithatë nga protesta, rugovasi, Zenel Nikci po thotë se u kthye më i lehtësuar.
Por meritat për tërheqjen e demarkacionit nga kuvendi, Fazli Krasniqi nga Gjakova nuk po ja lë protestuesve,por deputetëve të listës serbe, të cilët nuk morën pjesë në seancë.
E me 6 autobusë nëpër shtëpitë e tyre nga qytete të ndryshme të vendit u kthyen, nga protesta edhe policët.
https://www.youtube.com/watch?v=S-4To1JHerg?feature=oembed&w=640&h=360






















