• Latest
  • Trending
  • All

Si e ndërtoi perëndimi një shtet të dështuar në Kosovë?

05/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si e ndërtoi perëndimi një shtet të dështuar në Kosovë?

05/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Në terma për kokë banori, Kosova ka marrë ndihmën më të madhe të shpërndarë ndonjëherë në një vend në zhvillim: bashkësia ndërkombëtare ka vënë në dispozicion njëzet e pesë herë më shumë para dhe pesëdhjetë herë më shumë trupa në baza për kokë banori në Kosovën e pas luftës sesa në Afganistan.

Megjithatë, pavarësisht nga hiperbolizimi dhe shkalla e jashtëzakonshme e projektit të ndërtimit të shtetit, Kosova aktualisht vuan nga një grup paralizues i problemeve, dhe mban shenjat dalluese të një shteti të dështuar.

Në mes të tetorit 2014 dhe marsit 2015, deri në shtatëdhjetë mijë kosovarë, përfshirë edhe vëllain e kryeministrit aplikuan për azil në BE. Shumica dërrmuese e rasteve janë refuzuar, pasi shkaku i eksodit ka qenë një dëshirë për t’i shpëtuar papunësisë marramendëse sesa persekutimit. Papunësia në mesin e të rinjve në Kosovë është 60.2 për qind, sipas Bankës Botërore. Papunësia mesatare në BE është 10.1 për qind, por në Kosovë papunësia në përgjithësi qëndron në 35.1 për qind, më keq se në Jemen dhe Palestinë. Perspektivat e rritjes ekonomike nuk janë ndihmuar nga fakti se investimet e huaja direkte në Kosovë janë në rënie; pa  600€ milionë në vit që dërgohen në Kosovë nga diaspora-një shifër që përfaqëson gjysmën e produktit të brendshëm bruto- situata në vend do të ishte shumë më e keqe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në krye të problemeve të saj ekonomike, gjatë dy viteve të fundit një varg i polemikave kanë ndikuar që Kosova të zhytet në krizë. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014, dy partitë më të mëdha formuan një koalicion të madh; ndërkohë që pritej që kjo të ofronte një shkallë të stabilitetit, e kundërta ka ndodhur. Qeveria ka përdorur shumicën e saj dërmuese në Parlament për të çuar përpara një sërë masash thellësisht jopopullore, të tilla si marrëveshje me Serbinë për një Bashkësi të komunave serbe në Kosovë dhe një marrëveshje të re të demarkacionit me Malin e Zi. Të pafuqishëm për të bërë ndryshime me mjete parlamentare, opozita në mënyrë rutinore ka hedhur gaz lotsjellës në parlament. Protestat në rrugë rregullisht kanë rezultuar me trazira.

Sondazhi i fundit i UNDP-së për Kosovë vuri në dukje se vetëm 7 për qind e kosovarëve janë “të kënaqur” ose “shumë të kënaqur” me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës, ndërkohë që 70 përqind ishin “të pakënaqur”.

Në një nivel më të gjerë, projekti për ta bërë Kosovën një anëtar të plotë i komunitetit ndërkombëtar ka ngecur. Me të hyrë në Kosovë, vizitorët marrin një mesazh me tekst që deklaron, “Mirë se vini në Slloveni!”.

Përveç përpjekjeve ngurruese për të zbuluar një imazh të veçantë të Kosovës dhe ta krijojnë atë si një shtet të njohur, ndërkombëtarët janë përfshirë në një projekt më të ligë. Që nga viti 1999 ata e kanë bërë në masë të madhe një sy qorr ndaj aktiviteteve të rrjetit kriminal të Kosovës.

Pavarësisht nga prania e UNMIK-ut dhe EULEX-it, korrupsioni në Kosovë është përshkruar në një raport nga Këshilli i Bashkimit Evropian si “i gjithëpranishëm”.

Andrea Capussela, ish-drejtor ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë, e përshkruan gjendjen si “një marrëdhënie incesti” mes ndërkombëtarëve dhe elitave kriminale, transmeton Zëri.

Kjo gatishmëri për të toleruar korrupsionin dhe për të ruajtur imazhin e internacionalizmit liberal është veçanërisht e dukshme në lidhje me mbështetjen shumëvjeçare të ofruar për Hashim Thaçin, liderin e UÇK-së gjatë ndërhyrjes së NATO-s. Ndërsa Thaçi morri ftesë nga Presidenti Obama për lutjet e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë dhe u përshkrua nga zëvendës presidenti amerikan Joe Biden si “George Washingtoni i Kosovës”, në vitin 2010 ai u cilësua në një raport të Këshillit të Evropës, si një nga “lojtarët kyç” në orkestrimin e “strukturave mafioze të krimit të organizuar” me bazë në Drenicë. Grupi i tij u akuzua për trafik droge, kontrabandë të njerëzve, reketim, vrasjet politike dhe, më tmerrësisht, tregti të organeve. Sigurisht aspekti më i mallkuar i raportit, megjithatë, ishte keqardhja e dukshme aty për faktin se akterët ndërkombëtarë në Kosovë duket të kenë pasur njohuri në lidhje me këto aktivitete, por zgjodhën të mos veprojnë.

Kushtetuta e Kosovës ka premtuar se shteti i ri i pavarur “do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës”. Duke pasur parasysh numrin e madh të kosovarëve që kërkojnë azil në mbarë BE-në, dhe fakti që presidenti i tanishëm është akuzuar nga Këshilli i Evropës si udhëheqës i një rrjeti kriminal kontinental të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore, tregti të seksit dhe shpërndarjen e heroinës, ky qëllim duket qartë që nuk është përmbushur. Marrë me shkurtime nga, “The National Interest”.

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Rashiq: Bojkotuam seancën sepse na injoruan (Video)

Next Post

Haliti: Sot nuk fitoi askush, humbëm të gjithë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Haliti: Sot nuk fitoi askush, humbëm të gjithë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.