Sipas tij, janë të vogla parashikimet për anëtarësimin e shtetit maqedonas, edhe pse ai e konsideron një hap pozitiv emërimin e Zoran Jolevskit si ministër të ri të Mbrojtjes
Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik Ismet Ramadani, gjatë një interviste për radion “Evropa e Lirë” është shprehur se zgjerimi nuk është pjesë e axhendës së samitit të ardhshëm të NATO-s. Sipas tij, janë të vogla parashikimet për anëtarësimin e shtetit maqedonas, edhe pse ai e konsideron një hap pozitiv emërimin e Zoran Jolevskit si ministër të ri të Mbrojtjes.
“Më së pakti, pres qëndrim për vendet që janë aspirantë, në këtë rast Republika e Maqedonisë dhe Mali i Zi, si vende që i plotësojnë kushtet, që të marrin ftesë. Me siguri, përfundimi do të jetë diçka ei ngjashëm sikurse në samitin e Çikagos. Ky është një inkurajim tjetër për Republikën e Maqedoninë që të vazhdojë me reformat dhe inkurajimin për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit me Greqinë…”, u shpreh Ramadani.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...