Ashtu siç pritej vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd ka shkaktuar mjaft debat. Konferenca e përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kokë mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç ishte një debat i drejtpërdrejtë “prit e hidh” mes dy kryeministrave.
Vuçiç u bë për ujë të ftohtë nga fjala e Ramës kur foli për “njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës”. Kjo jo vetëm për arsyen se nuk e priste një gjë të tillë, por më shumë për reagimin e opinionit publik apo llogaritë elektorale.
Konferenca mori një rrjedhë të papritur sa që “detyrojë” dy kryeministrat që të mbanin nga një tjetër konferencë veç e veç për të shpjeguar më qartë idetë e tyre.



































