Gazeta prestigjoze amerikaneWashington Post e ka komentuar vizitën e Ramës në Serbi duke u fokusuar më së shumti në konferencën për shtyp mes dy kryeministrave.
Gazeta shkruan se “Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë u angazhuan për të lënë mënanjë divergjencat dhe të fokusohen në dëshirën e përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por shkrirja e akujve mes dy rivalëve të Ballkanit nuk zgjati as deri sa konferenca e përbashkët për shtyp”, transmeton Albeu.com.
Marrëdhënies mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë të tensionuara për dekada, më së shumti për çështjen e Kosovës, shkruan e përditshmja amerikane, duke theksuar se Serbia e konsideron Kosovën si djepin e saj dhe të fesë së saj.
Washington Post shkruan se deklarata e Ramës se “pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se sa më shpejt të njihet, aq më shpejt ne mund të ecim përpara”, ndezi një reagim të fortë të kryeministrit serb Vuçiç.















