Kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte duke udhëtuar për në Francë të kombëtarja, menjëherë sapo përfundoi debatin me deputetët e opozitës lidhur me reformën në drejtësi.
Kreu i qeverisë mori shembullin e Zvicrës, duke pohuar se “do të gjejmë një vëlla këtej dhe një vëlla andej dhe ta rregullojmë lojën”.
“Me duhet t’ju le, do t’i bej te fala se do te shkoj sot te kombëtarja në Francë dhe ta shfrytëzojmë këtë periudhë, të marrim shembull nga ekipi kombëtar, ta bëjmë këtë reformë kombëtarisht, s’ka problem edhe nëse doni të bëni rolin e Zvicrës kur ne bëjmë rolin e Shqipërisë. Do bëjmë çmos të gjejmë një vëlla këtej dhe një vëlla andej dhe ta rregullojmë lojën që ta dalim me fitore të përbashkët. Ma besoni këtë gjë, se po nuk ma besuat është më keq për vendin sepse do të humbasin”, tha Rama.















