Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot opozitës të bashkëpunojë për Reformën në Drejtësi përmes ironive. Ai ka nisur fjalimin në Kuvend me një replikë ndaj ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli si e “e treta në bronx”; ka vazhduar me epitete si “killer” për gjyqtarët dhe sarkazma “tufash” ndaj demokratëve. Ironitë e tij provokuan opozitën dhe çuan në ndërprerjen e seancës.
“Jozefinë, unë nuk jam i sigurtë se ti luan as “Damë”, se kjo është si ajo loja “Tresh”, nuk e di në keni luajtur në Shkodër: E treta në bronx në Partinë Demokratike, – e nisi fjalimin Rama. – Unë prisja që dikush sot dhe meqë grupi juaj sot është pa kokë, se koka mungon, të takonte ty të thoje dy fjalë lidhur me reformën në drejtësi.
Dua të falenderoj partnerët tanë, SHBA dhe BE për përpjekjet e jashtëzakonshme që kanë bërë në një vit e gjysëm për një proces ku të vetmit që nuk deshët të përfshiheshit sriozisht ishit ju.
Drafti që tani ka hyrë në rrugën për të ardhur në sallë nuk është drafti i PD-së, as LSI, as PDIU, i shumicës, por i përbashkët, i yni, i SHBA dhe BE.
Deklarata e djeshme ishte shprehja më kuptimplotë e një drafti ku mungon PD. Ne do të vazhdojmë të shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe mbajmë hapur derën e negociatave.
Ne nuk na intereson fitorja politike dhe as i gëzohemi disfatës suaj. Është e qartë kush është kush në procesin e përpjekjes për reformën në drejtësi se na intereson më shumë një fitore e përbashkët.”
Më tej, Rama iu drejtua Topallit duke i kujtuar gjyqtarin që ka pezulluar nga detyra kreun e Policisë, Haki Çakon, të cilin ai e quajti “një killer, një vrasës me pagesë i drejtësisë, që u përjashtua edhe nga “Këshilli i Lartë i Kënetës” se dhe në kënetë ishte i tepërt.”
Pas kësaj, u kthye nga ish-Ministri i Brendshëm me sarkazëm: “Mos u tund Flamur, se të është thyer flamuri, dukesh sikur xhiron në ajrin që të japin fryrjet që të bëjnë tek kompresori i SHQUP-it.”
Duke iu kthyer reformës pas batutave majtas-djathtas, Kryeministri tha se “ne jemi gati të negociojmë një zgjidhje të arsyeshme dhe t’i japim Shqipërisë një reformë të arsyeshme që është reforma themelore në këtë stad ku gjendet sot Shqipëria.”
Gjatë fjalësi, ai insistoi dhe në pajisjen e përgjimit e cila, siç tha, është vetëm një pajisje trainimi dhe nuk bëhet fjalë që Italia mike të përfshihet në një platformë përgjimi në Shqipëri se çfarë i thonë njeri tjetrit në PD. “Nuk ke nevojë t’ju përgjosh juve për të marrë vesh sesa e doni njeri -tjetrin”, vazhdoi Rama, kunjat dhe ngacmimet derisa i cilësoi demokratët si “tufë.”
Pas gjithë këtyre, deputeti Flamur Noka i shkoi Kryeministrit në foltore, duke detyruar Gardën të krijojë një mur mbrojtjeje dhe drejtuesen e seancës, Valentina Leskaj, t’i kërkojë të ruajë qetësinë dhe të japë 10 minuta pushim, në seancë.
RIFILLON SEANCA, RAMA MERR FJALEN SERISH
“Ju s’keni asgjë në dorë dhe të ishte për ju, ndoshta e kishim bërë reformën. Ju e dini shumë mirë që nuk keni asgjë ën dorë. Se nuk kam parë ndonjë grup parlamentar ndonjëhërë të marrë pushim se do bëjë njeri një telefon jashtë shtetit.referendumin nuk ke pse ma tregon mua, sepse Reforma në drejtësi ka dy rrugë: O do të bëhet, o do të bëhet!
Thirrini mendjes! Thirrni mendjes dhe provoni që nuk jeni tufë lulesh, por njerëz që kuptoni barrën e madhe dhe peshën e jashtëzkaonshme që ka ky process. Nuk diskutohet, me ju pa ju dhe reformën do ta bëjmë. Po puna është tek çmimi i reformës. Partia Socialiste është kaluar.
E kuptoni ju sesa qesharakë jeni me emailed? S’jua ka çuar juve fare, por ia ka çuar grupit të punës. Po pse nuk i nxorët ju para dy javësh?
Sollën nëj draft kryekëput të kundërt. Sollët nëj draft që vetingun ta bënit ju me ne,, dmth skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ta bënit ju me: Ky kalon, kjo s’kalon.
Ju gënjyet. Neve na vjen zor të nxjerrim emailed e partnerëve për të luftuar me ju. Na bëtë qesharake. A thua se tregoni sms e njeri-tjetrit.
Frikën e kanë ata që duhet ta kenë dhe janë orkestruesit e bllokimit. Ju nuk doni të ndaheni nga e keqja, sepse ata (gjyqtarët) ju bëjnë disa shërbime siç ju bënë për bashkinë e Tiranës.”















