• Latest
  • Trending
  • All

Qyteti i Ohrit dhe fati i banorëve të tij shqiptarë

25/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 6 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Qyteti i Ohrit dhe fati i banorëve të tij shqiptarë

25/03/2019
in Histori, Kulture, Opinion, Turizem

NGA ABDULLA MEHMETI

Sipas mendimit tonë, emri i këtij qyteti e ka prejardhjen nga fjala ujë: UJRI (qytet mbi ujë, mbi liqenin i cili më vonë e ka marrë emrin sipas emrit të qytetit); Ujri-Ohri-Ohër, kurse varianti në gjuhët sllave është: Ohrid).

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Me historinë e këtij qyteti lidhen shumë ngjarje historike dhe personalitete të shquar shqiptarë, nga lashtësia e hershme ilire, periudha antike, mesjeta, periudha e Rilindjes kombëtare dhe deri në ditët e sotme.

Por, permes këtij vështrimi të shkurtë nuk kemi për qëllim shpjegimin e kësaj historie të gjatë, të bujshme e të lavdishe të këtij qyteti ndër shekuj, as interpretimin edhe analizën e burimeve historike dhe të shkrimeve e studimeve për historinë e këtij qyteti nga autorë të ndryshëm, vendës dhe të huaj.

Por, mund t’ua përkujtojmë se ky qytet, në kohën më të re i njohur si „Jerusalemi i ortodoksisë“, është themeluar dhe sunduar fillimisht nga fisi ilir i enkelejve, ka qenë kryeqendra e mbretit të parë ilir, Bardhylit, ndërsa në Mesjetë është sunduar së paku gjatë dy shekujve (XII-XIV) nga familja fisnike e Gropajve, Pal dhe Andrea Gropa, sundimtarë të rajonit të Dibrës, Pogradecit dhe Ohrit.

Mbreti Bardhyl, biri ilir i fisit të enkelejve, i cili jetoi mes viteve 449 – 356 p.e.r. ka qenë mbreti i parë ilir, ndërsa kryeqendër e mbretërsisë së tij ka qenë qyteti i lashtë i Ohrit.

Në vitin 1378, Andrea Gropa përmendet në disa mbishkrime të zbuluara në kishën e njohur të Ohrit „Shën Klimenti“ në të cilët përmendet si „zhupan i madh dhe sundues“ i Ohrit. Në një monogram të zbuluar në kishën „Shën Sofia“ të Ohrit, haset i shtypur monogrami me emrin e tij ΑΝΔΡΕΑ ΓΡΩΠΑ, në alfabetin të cilin atë kohë e përdornin shqiptarët dhe disa popuj të tjerë për komunikim zyrtar dhe kishtar. Sipas disa të dhënave, si sundimtar i fuqishëm dhe me ndikim dhe i njohur përtej krahinës ku sundoi, Andrea Gropa në Ohër ka shtypur edhe monedha gjatë periudhës së sundimit të tij.

Image

Edhe gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare, qyteti i Ohrit ka shkëlqyer si një ndër qendrat e rëndësishme të kësaj lëvizje atdhetare, politike, kulturore dhe arsimore, por edhe si strehë e çetave të para kryengritëse kundër sundimit osman, ndërsa shumë patriotë shqiptarë nga ky qytet kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, si në Lidhjen e Prizrenit, në kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë dhe në shpalljes e pavarësisë së saj më 1912.

Në periudha të ndryshme, më vonë qyteti i Ohrit ra nën sundime të huaja, secili më i egër dhe më shaktërrues se tjetri. Por, çfarë përjetoi qyteti i Ohrit pas pushtimit sllav më 1913 sllav dhe nga regjimi komunist ish jugosllav, e që është edhe sanimi ynë kryesor i këtij vështrimi të shkurtë për këtë qytet, lexoni në vazhdim:

Deri në përfundim të shekullit XIX, qyteti i Ohrit ka qenë i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe nga një numër i vogël familjesh vllehe, hebreje, sllave, turke dhe rome.

Pas pushtimeve serbe dhe bullgare, nga sundimet e egra dhe terrori, nga viti 1913 deri në vitin 1945, përbërja e popullsisnë së këtij qyteti ka ndryshuar dukshëm në dëm banorëve të tij shqiptarë, edhe atë:

Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i vitit 1948, qyteti i Ohrit ka pasur gjithsej 11.169 banorë, prej të cilëve afër 50% maqedonas dhe afër 50% qytetarë me përkatësi të tjera etnike, edhe atë:

Image

Pas vitit 1953, në të gjitha regjistrimet e mëvonshme të popullsisë, sipas të dhënave zyrtare rezulton se numri i popullsisë maqedonase është rritur në mënyrë atrificiale, me sjelljen e një numri të madh të maqedonasve nga vise të tjera në Ohër, për ta ndryshuar strukturën etnike të këtij qyteti, edhe atë: nga gjithsej 6.929 banorë maqedonas sa ka pasur qyteti në vitin 1953, ky numër do të PESËFISHOHET dhe rritet në 35.325 banorë gjatë tridhjetë viteve të ardhëshme, përkatësisht, në vinin 1961 numri i maqedonasve është rritur në 11.222 banorë; në vitin 1971, në 18.958 banorë, në vitin 1981, në 29.603 banorë, dhe në vitin 1991, në 35.325 banorë.

Vlen të përmendet këtu se, numri i banorëve shqiptarë ka shënuar një rritje natyrore të zakonshme gjatë kësaj periudhe, edhe atë: nga 1.866 banorë shqiptarë në vitin 1961; në 2.712 në vitin 1971, dhe 3.373 shqiptarë në vitin 1981.

Por, pas ngjarjeve të vitit 1981, me masa represive pushteti arriti që deri në vitin 1991, qytetin e Ohrit ta „pastrojë“ nga shqiptarët, kur nga ky qytet u dëbuan, ose u larguan nga gjendja e padurueshme dhe masat represive të pushtetit mbi shqiptarët vendës.

Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave zyrtare, u larguan nga qyteti i Ohrit mbi 2.200 banorë shqiptarë, të cilët shumica u shpërngulën përgjithmonë në shtetet e Evropës, në SHBA dhe Australi, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u larguan në qytete të tjera më të sigurta, me shumicë dominuese shqiptare.

Qyteti i Ohrit është karakterstik dhe sot, në lidhje me numrin e banorëve të tij, meqë nga numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruarve të këtij qyteti, as gjysma e tyre nuk jetojnë përherë aty, por vetëm në sezonin turistik gjatë verës, meqë kanë prona, shtëpi dhe banesa të tjera të përhershme në qytete të tjera, kryesisht në Shkup dhe Manastir.

Post Views: 141
Tags: Maqedonia e Veriut
Previous Post

Mësimet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Next Post

Haradinaj: Taksa nuk e po izolon Kosovën, të gatshëm për dialog

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Haradinaj: Taksa nuk e po izolon Kosovën, të gatshëm për dialog

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.