• Latest
  • Trending
  • All

Pse ikin shqiptarët? 7 arsye dhe më shumë…

09/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pse ikin shqiptarët? 7 arsye dhe më shumë…

09/05/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Alfred Lela

Ka shumë arsye. Mund të jenë 7, për simbolikë, ose më shumë se kaq. Por që ikin është keq. Ndoshta në vend të një shkrimi mund të bëhej një antishkrim dhe të listoheshin 7 mosarsye të ikjes. Pse ata nuk duhet të ikin.

Dihet me siguri për shembull se nuk ikin për mungesë aspiratash dhe as për turizëm siç është kumtuar, arsyeja e parë madje, nga kryeministri Rama.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Historiku i eksodeve është mbushur me shtysa mjerimi e persekutimi, duke ia filluar në daç që nga eksodi i madh biblik e për t’u shtyrë më vonë në histori tek eksodi i irlandezëve, i njohur si ‘Zia e patates’. E me radhë.

Nëse ‘gugëllojmë’ në historinë tonë, eksodet më të mëdha kanë qenë në prag apo pas pushtimesh të mëdha. Ose hapjesh të mëdha. Lajmëtare të hapjes. Eksodi i Arbrit për shembull, që erdhi në dy valë të mëdha pas rënies së Krujës dhe Shkodrës, ose pas epokës së artë të Skënderbeut.

Të shpërngulurit e dikurshëm i kemi sot përballë me Adriatikun në mes. Janë arbëreshët e Italisë që kanë ruajtur gjuhën, fenë, mallin e shumëçka.

Eksodi i dytë i madh, ai moderni, i përket vitit 1991 dhe ishte lajmëtari i parë i madh i rënies së murit të Berlinit edhe për ne. Një zgalem në detin e historisë shqiptare.

Po sot, pse ikin shqiptarët?

Shpresa? Shpresa e shqiptarit nuk është më vija e horizontit imagjinar për gjërat që do të shkojnë më mirë një ditë, por një dorëzim eksplicit para mundësisë për barazi. Jo për barazitizëm, por për barazi përpara ligjit për shembull. Institucionet e këtushme janë një paradë mesjetare e inkompetencës dhe limontisë.

Ekonomia? Krahasimisht, me të shkuarat e saj të mjera, Shqipëria e ka provuar tashmë lulëzimin e saj ekonomik. Në mënyrën e saj. A ka qenë kjo e gjitha? A është ky kapitalizmi? Edhe sëmbimet ideologjike për një dështim edhe të këtij sistemi (kapitalizmit) po artikulohen ndërkohë. Shqiptari e mat me xhep, jo me ideologji ndërkohë, ekonominë e vet.

Politika? A është aq e keqe klasa politike shqiptare, apo është ajo asgjë më shumë se një shumatore e të gjitha veseve apo cilësive tona si popull? Juria ende nuk e ka marrë një vendim për këtë, por një gjë është e sigurt. Pakkush ose askush në Shqipëri i hyn politikës për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Jeta tjetër? Për një jetë më të mirë, për të filluar një jetë tjetër. Poeti Preç Zogaj ka te libri “Vera pa kthim” episodin e takimit me një të njohur, i cili do të shpërngulej për në Perëndim ‘për një jetë tjetër’. ‘Të shkretëve shqiptarë. U shkoi jeta duke filluar një jetë tjetër!’, konkludon Zogaj.

Go West? Nuk ka vdekur ende pandehma se bari është më i gjelbër në kopshtin e tjetrit. Është një predispozitë njerëzore. Por shqiptari është futur edhe ndërmjet dy bishave: televizionit që e sulmon 24 orë me imazhin, dhe realitetit që i jep bruton e së përditshmes.

Ky vend nuk bëhet? Është kthyer në një lajtmotiv që e dëgjon shpesh. Mbi një kafe, thjesht për një shfryrje të vogël, apo mbi një dert të madh. Është interpretimi i ri postmodern i së famshmes shprehje të Konicës ‘Shqipëri të kam dhjerë’.

Depresioni? Të gjitha shenjat më lart të çojnë te kjo e fundit. Kur preket fundi thonë…Elez Biberaj një shqiptaro-amerikan, studiues i tranzicionit të këtushëm, këtë tezë hodhi para pak javësh në Konferencën Ditët e Studimeve Shqiptare. Tranzicioni ka mbaruar, tani duhet një lëvizje për lart për të dalë nga pezullia. Një ndryshim. Change we can believe in.

Previous Post

Dita e Europës, dje dhe sot

Next Post

Lajtmotivet e përbashkëta të perandorëve romakë…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Lajtmotivet e përbashkëta të perandorëve romakë…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.