• Latest
  • Trending
  • All

Lajtmotivet e përbashkëta të perandorëve romakë…

09/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Lajtmotivet e përbashkëta të perandorëve romakë…

09/05/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Rudolf Marku

1.

Në një episod apokrif, kur po vizitonte Pekinin komunist të vitit 1972, në rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të administratës së Niksonit, Henry Kissinger e pyet Çu En Lain, kryeministër i Kinës, se si e mendon ai rëndësinë e Revolucionit Francez të vitit 1789. Është herët, tepër herët, që të mund të shprehësh një mendim për një ngjarje që ka ndodhur veç disa shekuj më parë- qe përgjigjja enigmatike e kryeministrit më enigmatik të asaj kohe.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

M’u kujtua vetvetiu ky episod tek lexoja këto ditë jetën e Perandorëve romakë. Jetën e 10 Perandorëve më të famshëm të Perandorisë Romake që kanë lënë më gjurmë në historinë e Romës së Lashtë. Dhe jo vetëm në atë të Romës së Lashtë. A është herët që të mund të gjykojmë historinë e Romës së Lashtë? Jo që ta gjykojmë, sepse kjo është jashtë mundësive të njeriut modern, por që të paktën të mund të nxirrnim ndonjë ngjashmëri me historinë e kohërave tona? Nuk besoj se është herët. Ashtu siç më jepet të besoj se kurrë nuk është dhe vonë.

Ajo që vihet re si një ngjashmëri e të gjithë perandorëve është joshja e parezistueshme e tyre për të qenë autorë, krijues; është kompleksi i madh i Autoro-manisë, kompleks që e kanë të gjithë politikanët dhe njerëzit që e vuajnë humnerën ndarëse të ambicies me mediokritetin anonim ose dhe humnerën mes pushtetit të përkohshëm dhe përjetësisë. Të gjithë perandorët romakë shkruanin, disa prej tyre madje shkruanin mirë. Shkruanin kujtimet e tyre, shkruanin për fushatat ushtarake, shkruanin udhëzime për qytetarët e vet, shkruanin traktatet për historinë, për gjuhësinë, për filozofinë, shkruanin kundër kundërshtarëve të vet. Perandorët e Romës së Lashtë natyrisht, jo për fajin e tyre, nuk ishin aq me fat sa të shkruanin në Internet, në Facebook, në Twitter, në WhatsApp…Vihet re joshja e tyre ndaj krijimtarisë artistike. Jul Çezari, veç librit të famshëm të përshkrimeve të Fushatës në Gjermaninë e Sotme, shkroi, po ashtu si dhe tragjedianët e vjetër të Greqisë, një “Edip”. Natyrisht, ku e ku larg gjenisë së grekëve të lashtë. Por sidoqoftë, me ambicien për të shkruar të njëjtin subjekt. Augusti shkruan një “Ajax” – ç’është e vërteta me vështirësi të madhe, aq sa e kishte zakon të thosh, me një sinqeritet mahnitës, se këtë radhë Ajaxi po vuan shumë herë më tepër nga stili i vetë Augustit, sesa nga plagët e vërteta që pat marrë. Tiberuis pat shkruar një “Elegji për vdekjen e Jul Çezarit”. Klaudius, një sundimtar sa i zymtë, aq edhe tërheqës në zymtësinë e vet, do mbahet mend si një sundimtar pedant që u përpoq ta reformonte Alfabetin Latin. Ai qe gjithashtu njëri ndër të parët që u mor seriozisht me një Histori Etruske. Neroni qe i fiksuar me famën e Poezisë dhe me krijimtarinë artistike. Donte me çdo kusht që të pranohej si Artist. Si Autor. Jul Çezari dhe Augusti qenë shkrimtarë prozatorë, dhe ata të obsesionuar me famën artistike; secili prej tyre shkruan në Latinishten Klasike, në Latinishten e Vjetër, në Latinishten e drejtpërdrejtë. Augusti veçanërisht përçmon atë çfarë ai quan “Stil aziatik”-stilin e të shprehurit në mënyrë jo të qartë, të shkapërdarë, me fraza qëllimisht të ngatërruara për t’u dukur në mënyrën më spekulative sa më i ditur…

E përbashkëta e perandorëve romakë është dhe Frika ndaj Thikës, Kamës,Vrasjes së papritur. E përbashkëta e tyre është pasiguria që u jep Pushteti. Të gjithë pa përjashtim mbajnë në oborret e tyre, krahas bodigardëve, dhe këshilltarë dhe ministra që dinë të deshifrojnë Horoskopin, që dinë të lexojnë Shenjat paralajmëruese, që dinë të deshifrojnë ëndrrat (Frojdi është tepër i vonuar në Teorinë e vet të Ëndrrave)…Të gjithë dëshmojnë se vuajnë nga pagjumësia (shekuj më vonë, një shkrimtar anglez i quajtur William Shakespear do të thotë për një sundimtar se vrasjet ia kanë vrarë një herë e përgjithmonë gjumin)…Dhe të gjithë bashkohen në çrregullsitë psikike. Kaligula qe i marrë. Neroni, i cili në fillimet e veta të qeverisjes së Perandorisë shfaqet si një Perandor premtues, i suksesshëm, bëhet progresivisht irracional. Tacitus, historiani romak vë re se si Tiberiusi kthehet shumë shpejt në një gërmadhë njerëzore, i shkatërruar dhe i transformuar nga ndikimi violent i pushtetit absolut.

Lajtmotivi bashkues i perandorëve romakë qe dhe adhurimi i tyre ziliqar për Aleksandrin. Jul Çezari i ri ofshan mbi varrin e Maqedonasit të Madh. Augusti urdhëron që t’i hapet varri, që të mund të shohë të paktën kafkën e udhëheqësit Botë-Pushtues. Neroni e quante gardën e vet “Falanga e Aleksandrit të Madh”. Është adhurimi i Pushtetit për Pushtet, aq i lakmueshëm në kohërat tona moderne. Në kohërat tona të qeverisur nga Çezarët e Pushtetit, ku njerëzit trajtohen as më shumë e as më pak se si gjëra, sende, madje sende të pavlerë…

2.

Në romanin e njohur “Vdekja e Patriarkut”, Gabriel Garcìa Màrquez na rrëfen për një tiran që zotëroi në pushtet me qindra vite, në mos përjetësisht. Ndoshta që nga kohërat romake. Vetë vdekja e diktatorit dhe shkatërrimi i regjimit të tij nuk ndodhin ngase ka ardhur koha që ai të vdesë, dhe bashkë me të, dhe regjimi i tij të shkatërrohet. Vdekja e diktatorit ndodh ngase vetë koha vdes. Historia e diktatorit të Vjeshtës së Patriarkut është si një udhëtim në një Vrimë të Zezë (Black Hole) në hapësirën kozmike. E shkuara kthehet jo vetëm në atë që ka qenë, por dhe në atë çfarë është dhe çfarë do të jetë. Duket se Diktatori i romanit të Gabriel Garcìa Màrquez ka shumë jetë brenda një jete. E tanishmja është njëkohësisht e ardhme dhe e shkuar. Diktatori i Vjeshtës së Patriarkut është njëri nga perandorët romakë a njëri nga diktatorët komunistë. A njëri nga udhëheqësit modernë. Diktatori jeton dhe vdes dhe prapë jeton; ai është njëkohësisht i vdekur dhe i gjallë në çdo çast. Ai përsëritet gjatë një procesi riproduktiv në pamje të ndryshme dhe me mosha të ndryshme, sepse nuk duhet të harrojmë se ai është i pavdekshëm. Ndoshta këtë kishte parasysh kryeministri kinez në përgjigjen e vet enigmatike në atë vit të largët 1972…

Previous Post

Pse ikin shqiptarët? 7 arsye dhe më shumë…

Next Post

Guri që kthehet në bukë, apo Paqe Kartagjenase?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Guri që kthehet në bukë, apo Paqe Kartagjenase?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.