Një vajze shqiptare, e cila punon si prositutë në Itali, i është vjedhur çanta nga një italian, që më pas është arrestuar.
Vazja, me origjinë shqiptare, bëri denoncimin në komisariatin e Maddaloni mbrëmjen e djeshme, pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Delle Industrie”, në zonën kufitare mes “San Marco Evangelista” dhe “Caserta”.
33-vjeçari Francesco Iodice (në foto), u arrestua nga efektivë të policisë së Maddaloni-t pasi i vodhi çantën shqiptares. Tani, Iodice ndodhet në burg, i akuzuar për vjedhje të rëndë.
Sipas hetimeve, 33-vjeçari kreu vjedhjen në momentin kur prostituta shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, po “argëtohej” me një klient, shkruajnë mediat italiane.















