10 dënime me burg ka kërkuar prokuroria italianw e Caltanissetta-s për pjesëtarë të një bandë mafioze që akuzohen për trafik droge, armësh dhe shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar edhe të mitura.
Mes 10 personave, është edhe një shqiptar, shkruajnë sot mediat italiane.
Bëhet fjalë për shqiptarin Elis Deda.
Për të, prokuroria ka kërkuar 12 vite burgim.
10 personat, e arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit të koduar “Kalyroon”, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.















