Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin dhe është regjistruar kryesisht hetimi për kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Sektori i posaçëm në Prokurorinë e Përgjithshme nisi verifikimin, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë ish-kryebashkiakut, lidhur me shkaqet e dorëheqjes së tij.
Në këto kushte, u urdhërua nisja e hetimit për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”.
Në bazë të verifikimeve paraprake, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme konstaton se Elvis Rroshi nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane disa vite më parë.
Fakti që ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane, është pranuar publikisht edhe nga vetë Rroshi.
















