• Latest
  • Trending
  • All

Prokuroria, hetim ndërmjetësimeve të Santos

18/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 9 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Prokuroria, hetim ndërmjetësimeve të Santos

18/05/2016
in Lajme

Një grup hetimor i Prokurorisë së Tiranës është ngritur menjëherë pas vrasjes së biznesmenit Artan Santo, paraditen e së enjtes në zonën e Bllokut. Në vendin e ngjarjes, krahas oficerëve të policisë gjyqësore, shkuan edhe dy prokurorë, përkatësisht zëvendësprokurori i Tiranës, Arben Nela, dhe prokurori Dritan Nushi, të cilët kanë asistuar në mbledhjen e provave, ndërsa më pas kanë vazhduar me dhënien e urdhrave të përgjimit, apo edhe të vëzhgimeve e kontrolleve për të gjithë të dyshuarit. Gjatë gjithë ditës, ky grup hetimor, i cili është zgjeruar edhe me oficerë të tjerë, ka mbledhur më shumë fakte për pistat hetimore, konfliktet e mundshme të Santos, në aktivitetet e biznesit ku bënte pjesë. Akuza thotë se janë verifikuar një sërë provash të marra nga bizneset që punonte dhe drejtonte Santo, si banka private apo kompanitë e tjera, për të mësuar më shumë mbi ndonjë konflikt, apo ndonjë kërcënim që ka marrë. Hetuesit deklarojnë se në fokus do të jenë edhe disa çështje që janë në prokurori, apo polici, ku emri i Artan Santos, apo i bizneseve që drejtonte, janë përmendur në çështje penale. Megjithatë, deri dje në darkë, akuza tha se nuk ka prova për një pistë të mundshme, megjithëse më kryesorja është ajo e konflikteve gjatë detyrës. Në pyetje janë marrë një sërë personash, bashkëpunëtorë dhe familjarë të afërt të tij, për të mësuar më shumë mbi punën e tij të përditshme, ku fokusin më të madh e kishte te banka “Credins”. Pikërisht për këtë detyrë, nisur edhe nga vendi i vrasjes, akuza ka fokusuar hetimet, për të mësuar mbi firmat e fundit që kishte hedhur Santo para se të ekzekutohej në mënyrë demonstrative para zyrës së tij.

Akuza qendrore

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Bashkëpunimi – Prokuroria po punon me intensitet të lartë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të zbuluar autorët dhe qëllimin e ngjarjes së rëndë, në të cilën është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, biznesmen dhe figurë e njohur publike në fushën e financës dhe medias

Urdhri i Llallës – Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, urdhëroi Prokurorinë e Tiranës për të ngritur një grup të posaçëm. Ky grup hetimor po koordinohet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe në dispozicion ka edhe logjistikën speciale të institucionit të Prokurorisë

Dosjet në prokurori

Në disa çështje në prokurori, emri i kësaj banke ka dalë dytësor, ku individë që hetohen kanë deklaruar se kanë transferuar kapitale jashtë vendit, apo kanë kryer edhe blerje shoqërish

Prokuroria e PergjithshmeHetuesit kanë pyetur disa bashkëpunëtorë të Santos për vendimmarrjet e fundit, ndërsa kanë marrë edhe disa shkresa, apo indicie se ku mund të fokusohen hetimet e mëvonshme, në përpjekje për të mësuar më shumë mbi konfliktet, që do të çonin tek ideatorët apo organizatorët e kësaj vrasjeje, pasi për identifikimin e ekzekutorëve po merret policia. Gjatë veprimeve të para hetimore, akuza thotë se ka mësuar mbi disa ndërmjetësime dhe vendime të Santos të marra javët apo muajt e fundit, në detyrën e drejtorit të përgjithshëm. Në fokus të hetimeve do të jenë paditë e bizneseve të ndryshme apo individëve në gjykatë ndaj kësaj banke, të cilët pretendonin për vendimmarrje të gabuar të Santos, apo të kësaj banke, për të bllokuar aktivitetin, si pasojë e mosshlyerjes së kredisë, apo penaliteteve të tjera të vendosura nga banka e nivelit të dytë. Akuza thotë se në fokus do të jenë edhe ndërmjetësimet e Santos mes biznesmenëve që mund të kishin konflikte me njëri-tjetrin, ndërsa kishin lënë edhe kolaterale në këtë bankë, nëse nuk shlyhej kredia. Bëhet fjalë për kredi miliona euro, të cilat kanë pasur probleme. Hetimet do të përqendrohen – thonë burimet nga akuza – edhe te ndonjë transaksion i majmë bankar jashtë vendit, nga shoqëri apo individ i veçantë, që mund të ishte edhe objekt hetimesh nga prokuroria. Në disa çështje në prokurori, emri i kësaj banke ka dalë dytësor, ku individë që hetohen kanë deklaruar se kanë transferuar kapitale jashtë vendit, apo kanë kryer edhe blerje shoqërish.

Grupi hetimor ka punuar gjatë gjithë pasdites së djeshme, për të verifikuar çdo pistë të mundshme, ku një rëndësi i është dhënë edhe çështjes së kompanisë ARMO, e cila ishte lënë kolateral për një kredi të marrë në këtë bankë. Pas mosshlyerjes së kredisë, banka nxori një urdhër sekuestrimi dhe më pas vendosi administratorë për këtë kompani, por në “lojë” ishin miliona euro për blerjen apo shitjen e kësaj kompanie. Akuza thotë vetëm se po shikon të gjithë veprimtarinë e Santos, për të parë se ku mund të ketë konflikte të mundshme dhe një ndër to, megjithëse jo kryesore, është edhe kompania e përpunimit të naftës bruto, e cila pësoi ndryshime radikale muaj më parë, ku në krye ka ardhur një firmë azerbajxhanase.

Kjo vendimmarrje nuk do të jetë e vetme që do të verifikohet nga grupi i hetimit, i cili do të marrë në pyetje familjarët e viktimës, apo edhe bashkëpunëtorët e tij, për të mësuar më shumë mbi “urdhëruesin” e këtij atentati demonstrativ. Akuza thotë se, duke parë se ai u vra para bankës ku ishte drejtor i përgjithshëm, hetimet po përqendrohen pikërisht te kjo detyrë, megjithëse deri dje në mbrëmje asnjë pistë nuk është përjashtuar.

Post Views: 132
Tags: atentat mafiozbiznesmene te vrarebusinesswoman killedhetim ndërmjetësimeve të Santoshetimeinvestigationinvestigation intermediaries Santoskonkurrenca e pandershmeLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,mafia assassinationprokuroriaThe prosecutionunfair competition
Previous Post

Kupa e Botës befasi…

Next Post

Terminali i pasagjerëve, Këshilli Bashkiak i Tiranës shtyn vendimin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Terminali i pasagjerëve, Këshilli Bashkiak i Tiranës shtyn vendimin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.