Këshilltarët e majtë u shprehën në mbështetje të projektit, për kërkuan shtyrjen e tij për të patur më shumë kohë me njohjen e projektit.
Këshilli bashkiak i Tiranës ka shtyrë vendimin për projektin e ndërtimit të terminalit të ri të automjeteve. Pas tre orë debatesh, vendimi u shty me propozim të anëtarëve të majtë në këshill, duke shkaktuar reagimin e të djathtëve.
Edhe pse në parim shprehën qëndrimin e tyre pro këtij projekti, të majtët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me të. Përfaqësuesi i LSI në Këshill, Shezai Rrokaj kërkoi nga këshilltarët e majtë të shpjegojnë nëse ligji ka ndonjë problem, pasi në të kundërt sipas tij nuk ka arsye për të votuar kundër tij.
“Unë nuk gjej arsye që të jap votën kundër këtij projekti, por nëse ka një problem ligjor iu lutem këshilltarëve të majtë të na i shpjegojnë konkretisht”, tha Rrokaj.
Për kreun e anëtarëve të djathtë të këshillit, Njazi Kosovrasti, projekti nuk shfaq asnjë pengesë juridike, ndaj sipas tij duhet mbështetur e votuar.
Terminalit të pasagjerëve me një investim prej 41 milionë euro, pritet t’i hapet drita jeshile nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në mënyrë që më tej Bashkia të nisë procedurat e koncensionit.
Ndërtimi i terminalit do të realizohet në partneritet publik – privat (PPP), çka do të thotë se i gjithë investimi, kosto e funksionimit dhe mirëmbajtjes përballohet nga investitori.
Përmes ndërtimit të terminalit multimodal të pasagjerëve, do t’i jepet një zgjidhje përfundimtare disiplinimit dhe ofrimit cilësor të shërbimit të transportit në Tiranë. Terminali do të ndërtohet në hyrje të kryeqytetit dhe do të ofrojë shërbim për 75% të të gjithë fluksit të mjeteve të transportit publik. Terminali do të ketë 340 vend-parkime, 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...