Pas ndeshjeve të grupeve dhe lojës së shfaqur, kanë ndryshuar hierariktë. Jashtë emra si Anglia e Italia, ndërsa SHBA-ja apo Belgjika janë gati për të befasuar
Jeton Selimi
Një “Coppa America” e vockël nga njëra anë, ndeshje historike si Francë-Gjermani dhe Holandë-Argjentinë në gjysmëfinale. Kulmi, Nejmar-Mesi përballë në finalen e shekullit në “Maracana” Imagjinata vrapon më shpejt në një botëror mahnitës, që ka patur shumë pak ndeshje nën ritëm, falë edhe pëërgatitjes së lartë taktike dhe atletike. Del e dërrmuar shkolla italiane dhe ajo angleze e futbollit. Futbolli aziatik është jashtë. Japonia, Korea dhe Irani kanë mbledhur vetëm 3 pikë në 9 ndeshje. Rruga drejt kupës është ende e gjatë, por rinis nesër me 8 ndeshje që premtojnë shumë. Ja tek janë çiftet e 1/8-ave dhe parashkimi ynë në përqindje për kalimin e turit.
Brazil 70% – Kili 30%
28 qershor, “Estadio Mineirao”
Ora: 18:00
Hendeku mes skuadrave është i madh. Është hakmarrja kiliane për humbjen 3-0 të 4 viteve më parë, por atëherë Brazili nuk kishte Nejmarin dhe as “torcida’-n (tifozët e tyre të zjarrtë). Atëherë Kili ishte më pak i fortë dhe kishte më pak frymë grupi. Si në Afrikën e Jugut, ndryshimin mund ta bëjë superioriteti fizik i verdhjeshilëve në topat inaktivë dhe tutja që mbërthen skuadrat “outsiders” të Amerikës Latine nuk kanë përballjë mjeshtërit brazilianë.
Kolumbi 70% – Uruguaji 30%
28 qershor, “Estadio de Maracana”
Ora: 22:00
Një kombëtare plot entuziazëm përballë një tjetre që është në rënie. Gjatë fazës kualifikuese ka ndikuar shumë faktori fushë: 4-0 për “los cafeteros” në Barrankuila, 2-0 për “Celeste”-s në Montevideo. Mungesa e Suarezit peshon më shumë sesa ajo e Falkaos, si teknikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse luhet një ndeshje futbolli dhe nuk kthehet në një korrida, ëndrra kolumbiane mund të vazhdojë.
Holandë 60% – Meksikë 40%
29 qershor, “Estadio Castelao”
Ora: 18:00
Nga kjo ndeshje mund të dalë befasia më e madhe. Migel Herrera ka ngritur në këmbë një skuadër që nuk shihej me sy një vit më parë. E ka bërë më zgjedhje të guximshme (idhulli Hernandez ka humbur vendin e titullarit, 1 gol i pësuar në 3 ndeshje) dhe mbështetet në fresnikë fizike dhe organizimin në mbrojtje. Holanda ka më shumë histori dhe talent, por në ndeshjet në grup shkëlqeu më shumë kur pati hapësira për Roben dhe Van Persin. Nëse Meksika do të jetë kompakte si kundër Brazilit dhe Kroacisë, Van Gal duhet të punojë shumë për të gjetur një plan tjetër.
Kosta Rika 55% – Greqia 45%
29 qershor, “Estadio Permanbuco”
Ora: 22:00
Çifti që askush nuk e kishte parashikuar në fillim të veprimtarisë. Amerikano-qëndrorët janë të organizuar dhe godasin ashpër kur gjejnë hapësira, grekët më ekspertë dhe në gjendje të mirë atletike. Teknika e lojtarëve këmbëshpejtë si Kembëll, Bolanjos dhe Ruiz mund të bëjë ndryshimin, por pak skuadra kanë shfaqur karakter dhe shpirt luftarak siç bëri Greqia kundër Bregut të Fildishtë.
Francë 75% – Nigeri 25%
30 qershor, “Estadio Nacional de Brasilia”
Ora: 18:00
Deshamp me të tijtë (pa Riberi) janë ndër befasitë më të bukura të kësaj Kupe Bote. Me rritjen e pretendimeve, mund të rritet edhe presioni, por rreziku me Nigerinë është kryesisht teknik dhe vjen nga shpejtësia e Odemuinges, Emenikes dhe Musas. Mbrojtja e afrikanëve (përjashto portierin Enejama) duket shumë e brishtë për të përballur forcën e madhe goditëse të kësaj France.
Gjermani 90% – Algjeri 10%
30 qershor, “Estadio Beira-Rio”
Ora: 22:00
Sërish përballë pas fitores së paharrueshme të Algjerisë 2-1 në botërorin “Spanjë 82”, e para e një ekipi afrikan përballë një ekipi europian në një Kupë Bote, por që më pas u ndoq nga ndesja e turpit në Gijon, ku Austria dhe Gjermania u tallën me Algjerinë. Luftëtarët e Haliloxhiç kanë luajtur me karakter në ndeshjet në grupe, por Gjermania është espkerte e madhe, e fortë, me lojtarë plot talent që udhëhiqen nga një Tomas Myler në formë të shkëlqyer.
Argjentinë 80% – Zvicër 20%
1 korrik, “Arena de Sao Paulo”
Ora: 18:00
Kjo është një ndeshje shumë e zhbalancuar. Kombëtarja e Hicfedltit është një nga ato që ka ndryshuar më pak taktikisht. Ka Xherdan Shaqirin në superformë, por edhe një mbrojtje që heq keq në çdo sulm të kundërshtarit. Argjentina është në rritje të vazhdueshme, si fizikisht si mendërisht, ndërsa ka edhe liderin e saj të madh, Leo Mesin, që është kthyer edhe njëherë në mbinjeri.
Belgjikë 70% – SHBA 30%
1 korrik, “Arena Fonte Nova”
Ora: 22:00
Përballje interesante mes skuadrës që pritej të bënt befasinë dhe kombëtares të drejtuar nga Klinsman, e shkëlqyeshme dhe shumë e organizuar. Janë dy nga ekipet më të mira të ndeshjeve në grupe për intesitet loje dhe rezistencë. Belgjika, që nuk ka sulmuesin e Aston Vilës, Benteke, ka bërë 9 pikë pa u mbështetur shumë në lojën e sulmuesit Romelu Lukaku, prej të cilit pritej më shumë. Ka një grup lojtarësh ku mund të mbështetesh, që ndonëse janë të rinj, kanë treguar një pjekuri befasuese. Duhet të përballet me SHBA-në, por pa e nënvlerësuar këtë të fundit, një kundërshtar që nuk është aspak i lehtë dhe në gjendje të përmbysë situata.













