Prokuroria përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykate dosjen penale ndaj kreut të policisë ndërtimore në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha dhe 4 inspektoreve te ketij institucioni. Sipas organit te akuzes, në gjyq përfunduan edhe tre shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërtuar pa leje dhe punonjësit e Bashkisë, nuk kanë ndërhyrë për t’ua prishur.
Hetuesit thane, se është provuar se Florenc Hoxha, Sulo Sofia, Shkëlzen Hoxha, Irilind Topi dhe Artan Noka, kanë abuzuar me detyrën, duke mos i prishur ndërtimet pa leje tre të akuzuarve Avni Laçi, Arben Rushiti dhe Lavdosh Hasani. Këto shkelje, sipas akuzës, janë kryer gjatë periudhës shtator – tetor 2013.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















