Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë deputeti Ndoka, i cili me anë të një statusi në rrjetin social “Fecebook”.
“Lulzim Basha paditet për shpifje prej meje për shpifjet e tij në emisionin Opinion në Tv Klan, Unë nuk i përgjigjem shpifjes me shpifje, ndaj shpresoj që Luli kësaj here mos të shpëtojë me procedurë por të gjykohet dhe të dënohet, kësaj here jo si hajdut por si shpifës”, ka shkruar Ndoka.
Deputeti i PS-së, Ndoka, së bashku me kolegun e tij Pjerin Ndreu kanë ushtruar dhunë fizike ndaj deputetit Gent Strazimiri, ndaj për këtë arsye Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tyre.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















