• Latest
  • Trending
  • All

Dhjetë ngjarjet më të këqija të historisë njerëzore

06/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Dhjetë ngjarjet më të këqija të historisë njerëzore

06/10/2014
in Histori, Lajme

Le t’u hedhim një sy të gjitha ngjarjeve historike, të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur, por që duhet t’i ndalojmë me çdo kusht që të mos përsëriten.

Nuk po flasim për beteja të thjeshta të humbura ose të fituara, por për momente historike që kanë provokuar vdekjen e mijëra personave, jo prej shkaqeve natyrore, por prej budallallëkut dhe mizorisë njerëzore.

Kryqëzatat

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Një nga momentet më të errëta të historisë njerëzore, ishin kryqëzatat apo një seri luftërash, të ndodhura në shekujt XI dhe XIII mes ushtrive të mbretërive të krishtera evropiane dhe atyre myslimane.

U luftua kryesisht në terrenin e Azisë së Vogël dhe në Mesdheun Lindor, por luftime pati edhe në Evropë, Egjipt e Tunizi.

Kjo periudhë historike ishte e mbuluar nga një “aureolë” fetare, e cila donte t’i bënte pashmangshmërisht të lira nga myslimanizmi tokat ku jetoi dhe vdiq Krishti, aq shumë sa njerëzit vriteshin në emër të Krishtit dhe kjo gjë nuk konsiderohej aspak si një mëkat, kur në të vërtetë qëndronin edhe arsye ekonomike e politike.

Efektivisht Papati dhe fuqitë evropiane nuk dëshironin t’i kthenin myslimanët në të krishterë. Pra edhe pse qëllimi zyrtar ishte ai i mbrojtjes së pelegrinëve që shkonin në tokën e shenjtë, të trazuar nga myslimanët, nuk duhen tejkaluar arsyet ekonomike ose përpjekja për të pasuruar veten e tyre nga kisha dhe nga sundimtarët e kohës. Kryqëzatat ishin një nga ngjarjet më të errëta të historisë së përvuajtur njerëzore, që fshehin ende shumë sekrete.

Lufta e Dytë Botërore

Në vend të dytë është Lufta e Dytë Botërore. E dimë të gjithë, bëhet fjalë për konfliktin që midis viteve 1939 dhe 1945 ndau nga një anë Fuqitë e Boshtit dhe nga ana tjetër vendet aleate.

Ajo filloi më 1 shtator të vitit 1939 me pushtimin e Polonisë nga Gjermania dhe përfundoi në “teatrin” evropian, më 8 maj 1945 me dorëzimin e gjermanëve në “teatrin” aziatik, në vijim më 2 shtator me dorëzimin e Perandorisë Japoneze si rezultat i shpërthimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit.

Konsiderohet si konflikti më i madh i armatosur i historisë, mjafton të mendosh që njerëzimit i kushtoi gjashtë vjet vuajtje, shkatërrime dhe masakra me një total prej 55 milionë të vdekurish. Holokausti, kampet e përqendrimit, bombat atomike: të gjitha të këqijat që mund të bënte raca njerëzore ndodhën në këtë luftë të përgjakshme.

Holodomor

Holodomor, i njohur edhe si gjenocidi ukrainas ose holokausti ukrainas, është emri që i atribuohet urisë që goditi territorin e Ukrainës në vitet 1929-1933 dhe që shkaktoi miliona vdekje. Faktikisht, nuk bëhej fjalë vetëm për një uri prej shkaqeve natyrore, por për një gjenocid i vënë në veprim nga Bashkimi Sovjetik.

Praktikisht Stalini vendosi që të kanalizonte të gjitha pasuritë e industrisë bujqësore dhe për ta bërë këtë i transformoi të gjitha pronat e vogla bujqësore të Ukrainës ose në kooperativa bujqësore (Kolchoz) ose në ndërmarrje shtetërore (Sovchoz).

Fatkeqësisht në Ukrainë ekzistonte një traditë antike sipërmarrjeje bujqësore individuale: bujqit, të shpronësuar po nga tokat e tyre, duhet të shkonin me forcë për të punuar në këto kooperativa. Kush nuk pranonte, dëbohej.

Që gjërat të përkeqësoheshin edhe më shumë, populli detyrohej që t’i dorëzonte shtetit pothuajse të gjitha të mirat ushqimore, aq sa nuk i mbetej më asgjë për të ngrënë. Rezultati qe një krizë epike urie: Stalini e vdiq ndërgjegjshmërisht popullin e tij.

Vdekja e zezë

Hiqeni nga mendja Luftën e Yjeve, po flasim për vdekjen e parë të zezë, murtajën: bëhet fjalë për epideminë e murtajës që përfshiu të gjithë Evropën në mes të vitit 1347 dhe 1353, duke vrarë të paktën një të tretën e popullsisë së kontinentit.

Në fakt, e njëjta epidemi shpërtheu në të njëjtën kohë në Azi dhe në Lindjen e Afërt: për këtë arsye mund të flitet plotësisht për një pandemi. Përveç bacileve, qenë edhe faktorë të tjerë të cilët e bënë këtë epidemi kaq vdekjeprurëse: standardet e varfra higjienike, hapja e kufijve, mbipopullimi i qyteteve, zia e bukës e përsëritur, e cila “minoi” fizikun e popullatës. Duket se vdekja e zezë erdhi nga Azia: për shkak të urisë, ngordhën shumë brejtës dhe pleshtat i mbuluan të tërë ata, duke i kthyer në mbartës të epidemisë, të cilët më pas ua kaluan edhe njerëzve.

Lufta e Parë Botërore

Vendi i katërt për Luftën e Parë Botërore: ishte lufta më e madhe e ndodhur ndonjëherë më parë. Filloi më 28 korrik të vitit 1914, kur Austria i shpalli luftë Serbisë, dhe më pas me vrasjen e Francesco Ferdinando-s më 28 qershor 1915, për ta mbyllur katër vjet më vonë, më 11 nëntor 1918.

Konflikti përfshiu fuqitë më të mëdha botërore të asaj kohe, të ndara në dy blloqe: Fuqitë Qendrore (Gjermaninë, Austro-Hungarinë dhe Bullgarinë) kundër fuqive aleate të përfaqësuara kryesisht nga Franca, Britania, Italia dhe Perandoria Ruse.

Ajo shkaktoi më shumë se 9 milionë viktima, mes të cilëve ushtarë dhe rreth 7 milionë viktima civile, për shkak jo vetëm të efekteve direkte të operacioneve të luftës, por edhe prej urisë e sëmundjeve që e acaruan edhe më tepër konfliktin.

Regjimi i Khmer Rossi-t

Khmer Rossi ose Khmer Rouge është emri i një organizate politike komuniste që qeverisi Kamboxhian që nga 17 prilli i vitit 1975 deri më 9 janar 1979, gjatë të ashtuquajturës Kampuchea Demokratike. Termi Khmer Rossi është shpikur nga mbreti Norodom Sihanouk, por emri i tyre zyrtar ka qenë Partia Komuniste e Kamboxhias dhe më vonë Partia e Kampuchea-s Demokratike. Ky regjim provokoi vdekjen e rreth 2.5 milionë personave prej urisë e punës së sforcuar dhe ekzekutimeve. Me siguri ishte një nga regjimet më të dhunshme të shekullit XX dhe një nga regjimet me përqindjen më të lartë të numrit të vdekur të njerëzve.

Gjithashtu ka shumë mundësi që disa udhëheqës të caktuar të Khmer Rossi-t kanë shkaktuar po vetë vdekjen e liderit të tyre, Pol Pot, për të mos e çuar atë të gjallë në “duart” e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Shumë nga ata madje kanë përfituar nga amnistitë e dedikuara artit, për të shmangur dënimin.

Terrorizmi

Çfarë mund të thuhet për terrorizmin?! Bëhet fjalë për një lloj lufte politike që përbëhet nga sekuenca dhe veprime shumë të bujshme, të dhunshme e të paramenduara, si: sulmet, vrasjet, masakrat, rrëmbimet, sabotimet, kundërvënie ndaj subjekteve të dhe institucioneve shtetërore, qeverive, politikanëve ose grupeve publike, politike, etnike apo fetare. Dhe ajo e “matricës” fanatike është më e keqja nga të gjitha!

Pothuajse të gjithë e mbajmë mend tmerrin e kullave binjake: një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet! Kjo nuk është mënyra e duhur për të imponuar idetë tuaja. Gjithsesi, ajo e Al-Kaedës është një nga format e shumta të terrorizmit botëror, sepse me kalimin e viteve këto forma janë shtuar së tepërmi.

Zhdukja e llojeve të kafshëve

Le të lëmë për një moment mënjanë luftërat, në çfarëdolloj mënyre që ato u shfaqën, për të folur paksa për zhdukjen e qëllimshme që njeriu vazhdon të bëjë me lloje të ndryshme kafshësh: njerëzimi në këtë rast është si një lloj “shpërthimi” më i keq sesa meteorët, që me sa duket mund të ketë shuar edhe dinozaurët.

Njerëzimi në mënyrë të ndërgjegjshme vrau kafshë, për të cilat e dinte shumë mirë që ishin të fundit e llojit të tyre. Dhe përse? Për të thënë: “Kam atë kafshë të balsamosur në shtëpi” apo “Shikoni se çfarë peliçe kam”. Po kur të mos jenë më, çfarë do të bëjmë?

Zia e madhe kineze

Tre vitet e shkatërrimeve të mëdha natyrore ose zisë së madhe kineze i referohen periudhës së historisë së Republikës Popullore Kineze nga vitet 1959 deri më 1961, gjatë të cilëve kombinimi i politikave të këqija ekonomike dhe koincidencës së fatkeqësive natyrore shkaktuan një zi urie shumë të gjerë.

Vlerësimet zyrtare të kësaj katastrofe flasin për rreth 15 milionë të vdekur nga uria, nga një total prej 40 milionë vdekjesh.

Mao Zedong, i frymëzuar nga Stalini në Ukrainë, vendosi të privilegjonte industrinë në kurriz të bujqësisë: këtu gjejmë sërish kooperativat, që si rezultat të vetëm kishin vdekjen e popullit nga uria.

Pedofilia dhe skandalet e kishës

Dhe tani mbërritëm në historinë më aktuale, te skandalet me sfond seksual që kanë përfshirë kishën: që nga viti 2002, me një kulm mes viteve 2009-2012, janë të shumta rastet e pedofilisë të kryera nga kryepriftërinjtë dhe priftërinjtë, të cilët kanë hedhur baltë mbi kishën katolike, duke shokuar mbarë opinionin publik. Pavarësisht se papët i kanë dënuar shumë herë rastet e pedofilisë brenda ambienteve të kishave, ky fenomen vazhdon ende.

Previous Post

Balla: Kosova pjesë e SEECP, Serbisë s’i mbetet tjetër veç ta pranojë

Next Post

Prokuroria dërgoi në gjyq Florenc Hoxhën dhe 4 inspektorë të policisë ndërtimore

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Prokuroria dërgoi në gjyq Florenc Hoxhën dhe 4 inspektorë të policisë ndërtimore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.