Ngjarja ka ndodhur ne banesen e tyre ne zonen e plazhit ne Golem, Bashkia Kavaje. Shtetasi Veli Dervishi ka qene duke debatuar per motive te dobeta me shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) nga e cila edhe pse ishte divorcuar , bashkejtonte me te ne te njejten banese.
Dy shtetasit po debatonin ne aneskin e jashtem te shtepsie dhe ne kete kohe aty nuk kishte njerez te tjere.
Gjate debatit shtetasi Veli Dervishi ka goditur bashkejetuesen e tij shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) tre here me nje sopate nga pas kokes duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme.
Me pas autori ka lene sopaten me te cilen kishte kryer krimin tek nje kove uji nga pas shtepise dhe ka dale tek veranda e shtepise se tij.
Ne kete kohe njeri nga komshinjt, ka degjuar zhurmat dhe ka lajmeruar ne Stacionin e Policise Golem . Patrulla e Policise ka ardhur tek banesa e shtetasit Veli Dervishi dhe ka marre kontakt me kete shtetas te cilin e ka pyetur nese ne kete zone ka patur ndonje konflikt.
Shtetasi Veli Dervishi ka komunikuar ne telefon me djalin e tij, Arturin dhe i ka thene qe te shkonte urgjent ne Golem.
Arturi i cili ne ate kohe ka qene duke konsumuar nje kafe me shoket e tij eshte nisur menjehere ne drejtim te Golemit.
Sapo ka ardhur Veliu (Dervishi) i ka treguar djalit te tij per çfare kishte bere dhe i kishte kerkuar qe te çonte tek Stacioni i Policise qe te dorezohej.
Arturi nuk ka hyre fare tek aneksi ku ndodhej viktima por menjehere ka çuar babain e tij ne Stacionin e Policise ne Golem.