• Latest
  • Trending
  • All
An old man is pictured in Liqenat/The Lakes in Kosovo, near the border with Montenegro, August 28, 2016.  REUTERS/Hazir Reka

Reuters: Tokën do ia marrë Mali i Zi, shtëpia i mbetet në Kosovë

31/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Reuters: Tokën do ia marrë Mali i Zi, shtëpia i mbetet në Kosovë

31/08/2016
in Lajme
An old man is pictured in Liqenat/The Lakes in Kosovo, near the border with Montenegro, August 28, 2016.  REUTERS/Hazir Reka

An old man is pictured in Liqenat/The Lakes in Kosovo, near the border with Montenegro, August 28, 2016. REUTERS/Hazir Reka

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një shkrim të gjerë çështjes së kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në shkrim, tregohet historia e një të moshuari, i cili me kufirin e ri do të humbasë një pjesë të mirë të tokave të tij.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Përveç kësaj, “Reuters” thotë se Kosova nuk e ka të sigurt liberalizimin e vizave edhe pas miratimit të kësaj marrëveshjeje në Parlament.

Artikulli i plotë:

Lartë në Bjeshkët e Nemuna që ndajnë Kosovën dhe Malin e Zi, sharrëxhiu Ramë Elezaj dhe familja e tij kanë fituar bukën e gojës nga drunjtë e malit të tyre për dekada.

Por, nëse Parlamenti i Kosovës miraton marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, 4.5 hektarët e Elezajt do të bëhen pjesë e një shteti tjetër, ndërsa shtëpia e tij do të mbetet brenda në Kosovë.

“Ne gjithmonë e kemi përdorur këtë tokë dhe Mali i Zi kurrë nuk ka pasur të bëjë me të, por tani qeveria dëshiron ta japë atë falas”, thotë 61-vjeçari.

Për dekada me radhë pas Luftës së Dytë Botërore, fshatarët kurrë nuk i kanë parë ndarjet administrative që kanë kaluar nëpër Jugosllavi si kufij nacionalë dhe nuk kanë pasur ndikim në jetën e tyre të përditshme.

Por, pas viteve kur vendi komunist u copëtua nga luftërat Ballkanike në vitet 1990-ta, kufijtë vazhdojnë të mbesin një nga vështirësitë e shumta në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, përkrah me armiqësitë etnike, dhunën dhe bllokadën politike.

Children play in a river in the village of Haxhaj in Kosovo, near the border with Montenegro, August 28, 2016. REUTERS/Hazir Reka

Children play in a river in the village of Haxhaj in Kosovo, near the border with Montenegro, August 28, 2016. REUTERS/Hazir Reka

Pa asnjë shenjë kufitare në 1.700 metra lartësi të thepisur, Elezaj beson se e gjithë toka e tij është në Kosovë, por nuk ka dokumente për ta provuar një gjë të tillë.

Aleatët perëndimorë i kanë thënë Kosovës se qartësimi i kufijve me fqinjët që ishin pjesë të ish-Jugosllavisë, përfshirë Malin e Zi, është një parakusht për t’u afruar me Bashkimin Evropian, në veçanti marrjen e liberalizimit të vizave.

Por, marrëveshja mes dy qeverive është përballur me protesta të dhunshme nëpër Kosovë. Gjashtë njerëz u arrestuan të martën nën dyshimet se kanë hedhur një bombë në objektin e Parlamentit të Kosovës dhe ligjvënësit nacionalistë kanë hedhur gaz lotsjellës disa herë brenda Parlamentit.

Opozita thotë se me këtë marrëveshje vendi humb 8.000 hektar tokë, diçka që Qeveria e mohon.

“Kosova po humb 8.200 hektar… po humbë burime të ujitë dhe liqene”, thotë Donika Kadaj-Bujupi, deputete e partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe një nga ata që ka hedhur gaz lotsjellës brenda Parlamentit.

“Do ta mbrojmë tokën me gjakun tonë”, thotë Elezaj.

Vetëvendosje ka thënë se do bëjë gjithçka që është e mundur, brenda dhe jashtë parlamentit, që të ndalojnë Parlamentin ta aprovojë marrëveshjen për kufirin. Qeveria po ashtu ballafaqohet me probleme edhe nga një numër i deputetëve të saj të cilët kanë thënë se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.

Vëmendja diku tjetër

Kosova është ndarë nga Serbia në vitin 1999 kur NATO bombardoi për 11 javë Serbinë për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve civilë.

Pas gati një dekade, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, shumica shqiptare deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Është njohur tashmë nga më shumë se 100 shtete, përfshirë këtu shumicën e fuqive europiane, por jo nga Serbia dhe aleati më i madh i saj Rusia, dhe disa anëtarë të Bashkimit Europian, siç është Spanja.

Ende ballafaqohet me problemet qysh nga lufta. Korrupsioni dhe varfëria janë enorme, dhe dialogu për stabilizim marrëdhëniesh me Serbinë, ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, po hasë në vështirës dhe në shumë pengesa.

Zyrtarët e BE-së kanë përdorur një politikë të “shkopit dhe karotës”, për të mbajtur qeveritë në Prishtinë e Beograd afër integrimit europian, me marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi si kërkesën e fundit.

Por, diplomatët e BE-së thonë se Kosova duhet të presë gjatë të marrë liberalizimin e vizave edhe nëse marrëveshja ratifikohet me kohë.

Blloku tashmë ka vëmendjen diku tjetër, thonë diplomatët, ata janë me shpresë se mund të liberalizojnë vizat për Gjeorgjinë, para zgjedhjeve që pritet të mbahen në tetor, ndërsa disa fokusin e kanë tek Turqia, vend krucial për të mbajtur larg Europës Perëndimore valën e migrantëve.

“Askush më nuk flet për Kosovën”, një diplomat i BE-së ka thënë duke folur në kushte anonimiteti.

Numri i madh i azilkërkuesve kosovarë që kërkojnë azil në vendet e BE-së nuk po e ndihmon aspak çështjen për të marrë liberalizimin, dhe Kosova mbete vendi i fundit nga ish-Jugosllavia që po e pret privilegjin.

Në fillim të viti 2015, afër 50.000 kosovarë kishin kërkuar azil në BE, kryesisht në Gjermani, në atë periudhë në numër ishin më shumë se sirianët që iknin nga lufta. Shumica e vendeve në BE i kishte cilësuar ata migrantë ekonomikë – kategorizim që nuk ofron azil.

Problemet rreth kufijve në ish-Jugosllavi mbesin të pazgjidhura tash e 17 vjet. Madje edhe dy vendet e BE-së, Sllovenia dhe Kroacia ende kanë problem me një pjesë të kufirit tek Deti Adriatik.

Tags: edi rama
Previous Post

“CNN” sjell një nga dëshmitarët e mrekullive të Nënë Terezës: Shenjtorja është nëna ime / FOTO

Next Post

Prokuroria: 73-vjeçari ishte i divorcuar nga gruaja, por jetonte me të. Sëpatën e la në kovën me ujë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Prokuroria: 73-vjeçari ishte i divorcuar nga gruaja, por jetonte me të. Sëpatën e la në kovën me ujë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.