Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 45 vjeç, janë arrestuar në kufirin italo-slloven nga policia kufitare e Triestes.
Njeri prej tyre kishte një urdhër paraburgimi, lëshuar në vitin 2011 nga gjykata e Savonës për trafik droge. Ai u transferua në burg në rrugën Coroneo.
Shqiptari tjetër, banues në provincën e Milanos, kishte urdhër arresti shtëpiak lëshuar nga Gjykata e Torinos, ku rezultonte përgjegjës sëbashku me persona të tjerë për një grabitje në Aleksandri në muajin janar. Ai u dërgua në shtëpinë e prindërve në Milano ku do të kryejë arrestin shtëpiak.
Arrestimet e dy burrave në autobusin e një linje shqiptare që vinte nga Sllovenia, ishte pjesë e kontrollit të zakonshëm të Policisë Kufitare për parandalimin e krimeve ndërkufitare. /Syri.net















