• Latest
  • Trending
  • All

Profetët e rremë

07/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Profetët e rremë

07/07/2014
in Lajme, Opinion

NDUE UKAJ 

Meqë profetët e rremë, kanë vërshuar kudo hapësirave shqiptare, duke u ngrit në majat e politikës, pa meritë, e nganjëherë edhe në kulturë, pa fije kulture pas vete, shqiptarëve duhet t’iu ngjallen ndjenjat e vërteta për profetët e vërtet, që t’mos besojnë në profetët e rremë; të atillë që tallen me fatin e tyre, duke ja grabitë ëndrrat, lumturinë dhe shpresën..

Jetojmë në një kohë, kur politika është bërë epidemi e shkatërrimit të idealeve të njeriut tonë. E kjo murtajë, ka depërtuar kudo brenda jetës sonë mendore e intelektuale, me tërë forcën shkatërrimtare në vete, duke e helmuar gjuhën dhe diskursin publik.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Letërsia, si arti ma sublim, në këto rrethana ka mbetur në periferi, edhe pse mjetet që i ka në dispozicion për ta demistifikuar këtë të keqe, janë pakrahasimisht të fuqishme. Për ma tepër, letërsia gëzon një autonomi autentike, që ndihmon katharsisin e shoqërisë, për çka shoqëria jonë ka nevojë shumë. Këtë atribut dhe fuqi, që nga Aristoteli e këndej, asaj s’ia mohon askush. Prandaj, leximi i poezisë, është në funksion të nevojës për katharsis, sidomos nga profetët e rremë, që na vërsulen si ushejza, duke na premtuar se lumturia është vetëm brenda lëvozhgave të tyre të vockla.

Të flasësh për poezi, në një kohë si kjo e jona, ku ngarendja pas pushtetit pa përfillur asnjë normë morale a intelektuale, është shtytja ma e fuqishme e njeriut tonë, tingëllon si anakronike. Në fakt, ata që mund ta lexojnë këtë tekst, e sidomos ata të proveniencës politike, mund të kenë dëgjuar vetëm shkarazi për emrin e Frederik Reshpjes, e më pak, për artin e tij mjeshtëror poetik, nëpërmjet të cilit poet i rryer, me një ton kumbues, e një gjuhë goditëse, tërë jetën shkroi për njeriun, e sidomos për atë të nën qiellit të tij.

Historia e popujve, është përvojë qartë se poezia ka qenë një bashkudhëtare e afërt e njeriut, që e ka ngrohur atë përgjatë gjitha kohëve. Si një nevojë e ngjizur brenda tij, poezia ka shpërthyer nga njeriu, sa herë që është dashur demaskuar e keqja apo lartësuar e mira. Pra, poezia e ka shoqërua njeriun në ditët ma të gëzuar e ma tragjike të jetës së tij. Kësisoj, për njerëzimin, poezia është diçka jetike, një frymëmarrje që çliron popujt nga makthet e ndryshme dhe i lumturon synimet e tyre.

Përkundër faktit se ngarendja pas antivlerave, ka përfshi thellë shoqërinë bashkëkohore, poezia e mirë, lexohet. Ajo duhet lexohet, sepse është një terapi e mirë, sidomos nga ata që duan të krijojnë antitrupa për mbrojtje nga helmi i gjuhës (Italo Calvino), një helm i tillë çfarë na shpërndahet çdo ditë në jetën tonë mendore e shoqërore, nga klasa jonë politike, që di të prodhoi vazhdimisht marrëzi.

F. Reshpja ka shkruar shumë poezi antologjike, por njëra që ka një klithmë të përhershme në vetvete dhe që përçon një të vërtet tronditëse, me një mesazh të përhershëm, e shumë domethënës, është ajo që mban titullin e këtij shkrimi:Profetët e rremë. Kjo vjershë, e shkruar me një gjuhë goditëse, s’ka ma shumë se shtatë vargje të skalitura e mjeshtërore, në të cilat, poeti sintetizonrrugëtimin tonë historik, duke risemantizuar fatin tragjik të qenies shqiptare me një not të fort kritike. Poeti, nëpërmjet figurës së kontrastit, me një gradacion dhe një gjuhe lakonike, vë ballë për ballë një popull tmerrësisht të persekutuar, me një biografi të mirë e biblik. Ky është populli i lashtë shqiptar, një popull që ballafaqohet me profetët e rremë, ata profetë të rremë që i shkruajnë histori të stisura dhe e thërrasin t’iu besohet atyre. Prandaj ai kërkon, që t’mos i besohet çdo të kryqëzuari dhe predikimeve të tyre, që janë predikime injorantësh. Poeti ironizon lumturin dhe parajsën që sjellin ata, pastaj pëlcet kumbueshëm në fund të vjershës:Dhe kemi qenë tmerrësisht të persekutuar Dhe jemi biblikë me biografi të mirë Mjerë ju po i besuat çdo të kryqëzuari! Dhe vetëm ne mund t’u çojmë në parajsë. Në qoftë se s’na besoni, ne mund të marrim edhe masa. Injorantët e dreqit! Amen!

Historia shqiptare, si e vjetra, po ashtu edhe e reja, është mbushur me profetë të rremë. E kjo poezi, që rikonstrukton realitetin shqiptar, me një vjershërim artistik, e ironizon kauzi heroin dhe pëlcet nga një duf i brendshëm i autorit, që thërret t’mos i besohet çdo të kryqëzuari.

E shqiptarët, sot, ma shumë se çdo gjë, kanë nevojë të dinë kujt t’i besojnë.

Kombi ynë, si rrallë ndonjë komb tjetër, e ka përjetua ankthshëm dramën e heroit të rremë, i cili, me parulla yshtëse, i ka premtuar parajsën, por e ka katandisur në mjerim të pashpresë.

E ç’është e vërteta, këtë popull, në asnjë periudhë, s’e ka lumturuar politika. E përkundër kësaj, shqiptarët janë ata që ndoshta ma së shumti flasin për politikë. Madje, edhe idhujt e tyre, shpeshherë rezultojnë të jenë ata që vijnë nga provinienca e politikës. Për këtë, mjafton të shikosh ngatërresat shqiptare, që për emërues kanë politikën pa vizion dhe të komprometuar. Në këtë aspekt, më duket tragjikomike, yshtja e shqiptarëve pas politikanëve. Ka pak shqiptarë, të cilët, kanë ideal një shkrimtar, filozof a artist, thjesht një intelektual që udhëhiqet nga ideja e progresit universal. Përkundrazi, ata ngarendin pas atyre që kanë pushtet, edhe pse janë të vetëdijshëm, se, pushteti i tyre rri fort mbi kurrizin e jetëve të tyre të katandisura në skamje, papespektivë dhe kaos.

Frytet e lirisë, janë progresi dhe mirëqenia. Ndryshe, liria rrezikon te klishetizohet e të behet një pemë pa fryte. E liria, nuk mbërrihet me profetë të rremë. Është fakt i mirënjohur se rruga drejt progresit universal dhe lirisë se njëmend, asnjëherë nuk ka qene e shtruare me lule. Duhet sakrificë e pune me përgjegjësi e ndërgjegje të lart. E shpata e sotme, siç do te thoshte Shtjefen Gjeçovi i madh, është hollimi i mendjes. Shqiptareve ju duhen sot mendjet e shëndosha dhe racionale, e jo bashibozukë te stisur si intelektualë. Vetëm kështu, mund t’i njohim njëmend profetë të rremë.

E meqë profetët e rremë, kanë vërshuar kudo hapësirave shqiptare, duke u ngrit në majat e politikës, pa meritë, e nganjëherë edhe në kulturë, pa fije kulture pas vete, shqiptarëve duhet t’iu ngjallen ndjenjat e vërteta për profetët e vërtet, që t’mos besojnë në profetët e rremë; të atillë që tallen me fatin e tyre, duke ja grabitë ëndrrat, lumturinë dhe shpresën..

Tags: edi rama
Previous Post

Policia e Tiranës merr në mbrojtje 7 femra të dhunuara në familje

Next Post

I dënuari var veten në qeli, familjarët akuza gardianëve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

I dënuari var veten në qeli, familjarët akuza gardianëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.