Autoritetet e rendit të kryeqytetit i morën masat menjëherë pasi parandaluan krime në familje
Policia në Tiranë thotë se ka nxjerrë 7 urdhëra për mbrojtjen e personave që kanë pësuar nga dhuna në familje.
Policia pas veprimeve të procedurës përkatëse, hartoi dhe lëshoi kërkesë paditë për Urdhërat e Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Në njoftimin policor saktësohen personat dhe arsyet se përse janë marrë në mbrojtje nëpërmjet këtyre urdhërave.
Autoritetet policorë të kryeqytetit i morën masat menjëherë pasi parandaluan krime në familje.
-U lëshua urdhëri për shtetasen “E.M.” të moshës 33-vjeçare pas dhunës fizike dhe psikologjike që ushtroi mbi të bashkëshorti “Shkëlzen.M.” 37 vjeç;
-Urdhër mbrojtjeje u lëshua për 28-vjeçaren “R.J.” për të njejtën akuzë të dhunës të ushtruar po nga bashkëshorti “E.J.”, edhe ai 28-vjeçar (banorë të Institutit në Kamëz pranë Tiranës);
-Procedimi penal në liri ka filluar për 48-vjeçarin banor të Tiranës “Shaqir Sh.” pasi të dielën, një ditë më parë rreth orës 10 vendore, dyshohet ofendoi dhe ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës së tij të vogël “K.SH.”;
-Urdhër për mbrojtje u dha edhe për shtetaset “K.T.”, 51 vjeç dhe “E.M.”, që të dyja të dhunuara psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshortët;
-Dhunë fizike dhe psiqike kanë pësuar nga fëmijët e tyre djem edhe shtetaset e tjera të mbrojtura me urdhër të ngjashëm “A.D.” 47-vjeçare dhe “Q.D.”.















