I dënuari me burgim të përjetshëm, Azem Peca u vetëvar në ambientet e burgut të Zaharisë në Krujë. Familjarët që morën lajmin, akuzuan gardianët e burgut se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të afërmit të tyre, i cili vetëm gjatë 5 muajve të fundit kishte degraduar nga gjendja shëndetësore. Sipas vëllait, Hakiut dhe dajës së tij, ka pasur një komunikim me nënën rreth orës 11 dhe më pas ka varur veten. “Ne duam që të hetohet ngjarja, pasi dyshojmë se është rrahur nga gardianët e burgut”, – kanë thënë familjarët e Azem Pecës për mediat. Ndërsa ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, drejtues nga burgu i Krujës deklarojnë se më herët ky i dënuar ka qenë në burgun e Fushë-Krujës dhe pas përkeqësimit të shëndetit është dërguar në burgun e Krujës për trajtim. Ata deklarojnë se vetëvarja ka ardhur nga anomalitë e shfaqura kohët e fundit me shëndetin mendor.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















